LAJMI I FUNDIT:

NASA kishte pritur rrëzimin e helikopterit Ingenuity pas fluturimit të pestë në Mars, realizoi me sukses të 15-in

NASA kishte pritur rrëzimin e helikopterit Ingenuity pas fluturimit të pestë në Mars, realizoi me sukses të 15-in

Punonjësit e agjencisë hapësinore amerikan NASA, mund të jenë krenar për punën e tyre, pasi që helikopteri Ingenuity me sukses ka kryer 15 fluturime në Mars.

NASA e kishte dërguar helikopterin në Mars pa ndonjë garancion që do të fluturojë, por ai ka kryer detyrën pasi që gjatë asaj kohe ka fluturuar më shumë e më gjatë sesa që kishin pritur, transmeton Telegrafi.


Madje besonin që fluturakja do të rrëzohej pas fluturimit të pestë, e ajo me sukses ka kryer fluturimin e 15-të. Inxhinierët nuk ishin të sigurtë nëse helikopteri do të funksionojë fare në Mars, pasi është vështirë të fluturohet në atmosferën që ka vetëm një për qind densitet krahasuar me atmosferën në Tokë.

Një fluturim në Mars është i barabartë me një fluturim në një lartësi tre herë më të lartë sesa mali Everest. Por, NASA ka vërtetuar se ekziston mundësia për fluturime përmes demonstrimeve të teknologjisë së saj.

Inxhinierët e NASA-s e bën helikopterin e vogël me helika që e vendosën në sondën Perseverance. Ata nuk ishin të sigurtë nëse helikopteri do të mbijetonte në natën e parë të sipërfaqes së ftohtë të Marsit, dhe frikësoheshin që nuk do të mund të fluturojë pasi t’i jepen komandat.

Gjithashtu ka ekzistuar rreziku i rrëzimit gjatë një nga pesë fluturimet e planifikuara. Megjithatë Ingenuity është treguar tejet i suksesshëm, ku gjatë fundjavës kreu fluturimin e 15-të në Planetin e Kuq.

NASA akoma është duke analizuar të dhënat e fluturimit të fundit, nëse gjithçka ka shkuar sipas planit, ku helikopteri arriti lartësinë diçka më shumë se 12 metra duke përshkuar 406 metra për 129 sekonda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori