Agjencia amerikane e hapësirës, NASA njoftoi të enjten se hëna e Saturnit Enceladus dhe ajo e Jupiterit, Evropa janë “zona të banueshme”, pasi në këto zona “del ujë i nxehtë dhe hidrogjen i lëngët” që ndoshta mund të mbështetin jetën.
Të dhënat janë mbledhur nga fluturakja Cassini, e cila në Enceladus ka gjetur hidrogjenin molekular, i cili është njëri nga pjesët bazike të jetës në tokë.
“Prania e hidrogjenit është pikë referimi, e cila tregon se ka aktivitet hidro-termal brenda trupit, dhe kjo është interesante, sepse ne e dimë se çfarë ka në oqeanet tona, të cilat janë vende të rëndësishme, plot jetë dhe ndoshta njëri nga vendet e para ku është krijuar jeta në Tokë”, tha Hunter Waite, autori kryesor i studimit Enceladus.
Shkencëtarët besojnë se hidrogjeni është krijuar nga reaksioni hidro-termal ndërmjet oqeanit të hënës dhe bërthamës së tij shkëmbore. “Ne jemi goxha të sigurt se oqeani i brendshëm i Enceladus është i banueshëm dhe duhet ta eksplorojnë edhe më tej”, ka thënë Hunter Waite.
Teleskopi Hubble ka treguar se “uji del në pjesën më të ngrohtë të hënës së Jupiterit, Evropës”. Kjo është hera e dytë që e ashtuquajtura pendë e ujit është vërejtur në të njëjtin vend.
“Kjo është e rëndësishme, sepse pjesa tjetër e planetit nuk është e lehtë të parashikohet apo të kuptohet, dhe kjo ndodh për herë të dytë në vendin më të ngrohtë,” tha Britney Schmidt, autor i studimit Evropa. Enceladus, njëra nga shumë hënat e Saturnit, përmban kimikate që janë gjetur në Tokë dhe mendohet të jetë i banueshëm, gjë e cila sugjeron se nën sipërfaqen e mbuluar me akull të oqeanit mund të ketë qenie të gjalla. Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë menduar, se Enceladus është njëri nga kandidatët kryesorë për jetën në sistemin tonë diellor, por hulumtimet e fundit tregojnë se ai në fakt mund të jetë zonë e banueshme, transmeton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar “një objekt të dyshimtë”, ka njoftuar një komandant iranian
Zelensky viziton vijën e parë të frontit në Donetsk
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi