LAJMI I FUNDIT:

NASA deklarohet për fundin e botës: Të gjitha janë mashtrime

NASA deklarohet për fundin e botës: Të gjitha janë mashtrime

Disa herë brenda vitit mbështetës të teorisë për fundin e botës thonë, se do të ndodhë një gjë e tillë.

Parashikimet e fundit ishin se kjo do të ndodhë pikërisht nesër “kur Toka do të goditet nga planeti Nibiru”. Për shkak të gjithë kësaj NASA është detyruar të dalë me një komunikatë, në të cilën edhe një herë sqarohet se Nibiru nuk ekziston dhe se nuk ka rrezik për Tokën.


“Një numër i madh njerëzisht parashikon se më 23 shtator do të ndodhë ndeshja e Tokës me planetin Nibiru. Ky planet nuk ekziston dhe nuk mund ta godasë Tokën. Në pyetje janë mashtrimet. Nëse do të ekzistonte një planet i tillë që do të vijë drejt Tokës, do të vërehej para më shumë se një dekade, dhe deri më tash do të ishte i dukshëm në qiell. Nuk ka fakte dhe baza shkencore për këtë pohim”, thekson NASA.

Ndeshja e Tokës me Nibiru është paralajmëruar shumë herë gjatë viteve 2003-2012 dhe kjo nuk është hera e parë që NASA deklarohet rreth kësaj çështjeje.