LAJMI I FUNDIT:

Narcisin mund ta dalloni nga vetullat – Çka thonë studiuesit?

Narcisin mund ta dalloni nga vetullat – Çka thonë studiuesit?

Studimi që është publikuar në Journal of Personality sugjeron që njerëzit me vetulla më të theksuara me siguri do të jenë më egoistë dhe më narcisë

Për ta studiuar këtë, hulumtuesit Miranda Giacomin dhe Nicholas Rule më parë kanë xhiruar portrete të “shprehjeve neutrale” të 39 studentëve nga Universiteti në Toronto, transmeton Telegrafi.


Ndër ta kanë qenë 26 femra dhe13 meshkuj, 32 të bardhë dhe 7 të racave të tjera. Mosha mesatare e të anketuarve ka qenë 21 vjeç.

Atëherë të gjithë të anketuarit kanë bërë testin e standardizuar narcisist të veçantive në mënyrë që të përcaktonin ku gjenden në atë spektër.

Ata janë pyetur se a pajtohen me konstatimet si: Po të sundoja botën do të na ishte të gjithëve më mirë” dhe “Unë lehtë i manipuloj njerëzit”, cilat janë ndjenjat në të cilat një narcis klasik do t’u besonte.

Vullnetarët duhej të merrnin me mend se kush ishte më narcis

Për më tepër, studiuesit kishin 28 vullnetarë që shikonin portretet dhe i vlerësonin ato në një shkallë nga 1 (aspak narcis) në 8 (jashtëzakonisht narcis), pasi iu dha përkufizimi i narcismit si dikush që është “egoist”, i vetëkënaqur dhe i kotë.

Studiuesit gjithashtu i kthyen imazhet me kokë poshtë, sepse një studim zbuloi se lejon syrin e njeriut të shikojë tiparet individuale të fytyrës një nga një, në vend që t’i grupojë të gjitha së bashku. Ata pastaj kishin një grup tjetër prej 27 vullnetarësh që i vlerësuan ato fotografi.

Për pjesën e tretë të eksperimentit, studiuesit vendosën vija të zeza të errëta mbi sytë ose vetullat e njerëzve në foto dhe më pas u kërkuan vullnetarëve të vlerësonin përsëri imazhet.

Vetullat “tradhtojnë” narcisin

Studiuesit gjithashtu zbuluan se ata njerëz me vetulla shumë të theksuara, të cilat për disa janë tipari më i dukshëm i fytyrës, të tjerët do t’i njihnin me shumë saktësi si narcisë, ndërsa stili, forma dhe dendësia e pastrimit nuk luanin asnjë rol, shkruan Insider. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori