LAJMI I FUNDIT:

Naqe Çulev: Situata me pasaportat është alarmante

Naqe Çulev: Situata me pasaportat është alarmante

“Problemi me letërnjoftimet tani për tani po menaxhohet në mënyrë të kënaqshme. Ka një ngadalësim të caktuar, por sa u takon letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve mendoj se do ta tejkalojmë këto ditë problemin. Megjithatë, situata në sferën e pasaportave është alarmante”.

Këtë e tha sot ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev. Ai deklaroi se pasaporta të llojit B, pothuajse nuk ka më, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Pasaporta të llojit A në gjuhën maqedonase ka deri në 10 shkurt. Domethënë, tashmë kemi reduktim në lëshimet, ky është një problem që e trashëgova prej më herët. Rezultati është planifikimi dhe analizimi i dobët i nevojave të Ministrisë së Brendshme për pasaportat. Porosia tjetër është pas 15 marsit. Pra, kemi një problem serioz prej gati 30 ditësh”, tha Çulev në pres konferencën e sotme të misionit të OBSE-së, ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Këshillit të etikës së medias për adresimin e gjuhës së urrejtjes në media gjatë periudhës parazgjedhore.

Ai deklaroi se janë në negociata me firmën gjermane “Veridos”, e cila është furnizues i dokumenteve personale.

“Gjatë kësaj jave do të hetoj se sa shqetësues është problemi, megjithatë tashmë është alarmante dhe në fillim të javës tjetër do të kem një deklaratë të veçantë ose konferencë për shtyp pikërisht për këtë temë – pasaporta”, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori