LAJMI I FUNDIT:

Naomi Campbell tregon sekretin e formave trupore

Naomi Campbell tregon sekretin e formave trupore

Supermodelja Naomi Campbell së fundmi ka treguar se ajo ‘ha vetëm një herë në ditë’.

Ylli, i cili mbush 50 vjeç muajin tjetër, ka darkë në kohën e drekës – dhe kjo është e gjitha.


Sipas The Sun, Naomi tha: “Unë ha drekën time. Dreka është darka ime, sepse me të vërtetë ha vetëm një herë në ditë”.

Naomi Campbell (Foto: Instagram)

Duke folur për atë që bën në një ditë të së dielës, ajo tha: “E Diela është ilaçi im, kështu që unë bëj ëmbëlsirat e mira, tortet e mia”.

Të gjitha lajmet nga Naomi Campbell
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Naomi Campbell

Naomi përmbahet nga përdorimi i qumështit dhe gluteni në gatimin e saj dhe në të kaluarën ka pranuar të agjërojë për ditë të tëra para një shfaqjeje të modës.

“Unë ha kur të ndjehem dhe nuk vdes nga uria. Nëse dua të bëj një ditë thjesht duke mos ngrënë, e bëj atë dhe thjesht pi ujë ose lëng. Varet se si ndihem. Në vapë, ndonjëherë thjesht dua të bëj ndonjë lëng”.

Naomi Campbell (Foto: Instagram)

Përkundër moshës, Campbell vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të kërkuara në botë. /Telegrafi/