Pas zgjedhjeve, shtetin e presin shumë sfida përfshirë të ardhmen e vendit, pozicionet në raport me çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe rrugët evropiane, vlerëson ish ambasadori Nano Ruzhin. Për TVM2 ai thotë se për momentin, mandatari për formimin e qeverisë akoma sillet si opozitë dhe se nuk ka qëndrim shtetëror në raport me perspektivën evropiane.
Sipas tij, teoritë e mjegullta se do të ndryshohet korniza negociuese, nuk e ndihmojnë shtetin dhe se do ta nxisin edhe fqinjin lindor të sillet me reagim, sikurse Greqia pas betimit të presidentes e cila evitoi në fjalimin e saj termin “Maqedonia e Veriut”.
“Edhe kryetarja e re edhe garnitura e re OBRM-PDUKM-së është para shumë sfidave, sepse së pari rrezikojmë të ndalemi në rrugën drejt BE-së nëse nuk miratohen amendamentet për preambulën, e dyta, nga ato sinjale që i shohim nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së dhe nga Presidentja, vërehet se ata nuk kanë ndërmend që në afat sa më të shpejtë të realizojnë një gjë të tillë, e treta, është interesante se si do të sillet VLEN gjegjësisht nëse ata do të kenë forcë të ndikojnë në sjelljen e përbërjes qeveritare. Sido që të jetë, rrezikojmë shumë, para së gjithash të mbetemi sërish të margjinalizuar dhe sërish të humbim disa vite në rrugën tonë evropiane. Gjithsesi se këtu na është bërë me dije se Shqipëria mund të ec një hap përpara, të tjerët gjithashtu dhe për fat të keq shpresoj se nuk do të na pres i njëjti fat sikurse me emrin, të humbim edhe 20 vite për çështje.”, tha ish ambasadori Nano Ruzhin.
Vendi ynë mbeti në udhëkryq në momentin kur në seancën parlamentare nuk u gjet vullnet politik për t’i votuar ndryshimet kushtetuese që kërkojnë votën e 80 deputetëve. Deri në implementimin e kushteve që dolën nga propozimi francez, Maqedonia e Veriut nuk do të mundet të ec përpara, rrjedhimisht, nuk do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare e cila mundëson hapjen e kapitujve me Bashkimin Evropian.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
10 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt
Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri 30 gradë Celsius
Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë