LAJMI I FUNDIT:

Naim Bajrami: Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Europian

Naim Bajrami: Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Europian

“Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen evropiane të vendit. Mbështetja që kemi nga partnerët tanë evropianë është më e madhe se kurrë dhe ky është një moment dhe një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë”. Këtë e tha sot Naim Bajarami, nga Fronti Europian. Ai gjithashtu theksoi se Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Europian.

“Nuk guxojmë të ndalemi, aq më pak të kthehemi prapa. Ne dimë si ta përgatisim vendin tonë për BE-në duke i thënë “jo” Rusisë dhe “jo” forcave politike që përfaqësojnë mentalitetin e regresionit dhe izolimit të vendit tonë”, tha Naim Bajrami.

Në pyetjen lidhur me legjitimitetin e koalicioneve pas zgjedhjeve dhe deklaratës së liderit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski se koalicioni i opozitës shqiptare “VLEN” është partneri i tyre i dëshiruar në koalicion, Bajrami tha se askush nuk mundet të kundërshtojnë legjitimitetin e një strukture të caktuar politike siç është Fronti Evropian.


“Pra, askush nuk mund të mohojë legjitimitetin e palës tjetër, duke kërkuar legjitimitet nga populli i tyre, të cilin ata e përfaqësojnë, sepse ne jemi një demokraci konsociacionale që paraqitemi si një demokraci konsensusi dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë. Asnjë rrugë tjetër. Çdo aventurë e tillë politike do të jetë e rrezikshme për të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe për të gjitha rrethanat politike që do të ndodhin pas 8 majit. Të jeni të sigurt se asnjë grup politik – pushtet nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Evropian, sepse deputetët e Frontit Evropian janë përfaqësuesit e vërtetë të popullit shqiptar, të popullit turk, të popullit boshnjak, të popullit rom dhe të gjithë kombësitë që përfaqësohen në këtë platformë, në këtë program zgjedhor Evropa 2023-2030”, tha Bajrami.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori