LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Viti i ri shkollor 2023/24 fillon më 1 shtator, nxënësit do të kenë edhe pushim vjeshtor

Nagavci: Viti i ri shkollor 2023/24 fillon më 1 shtator, nxënësit do të kenë edhe pushim vjeshtor

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.

Ministrja Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2023/24, transmeton Telegrafi.


“Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”, ka deklaruar Nagavci.

Komunat kërkojnë nga MASHT-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla
Lexo po ashtu Komunat kërkojnë nga MASHT-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla

Ndërsa, për tekstet shkollore, Nagavci tha se gjatë kësaj jave do të japin detaje lidhur me furnizimin e shkollave me tekste shkollore, teksa shtoi se tekstet duhet të jenë cilësore.

Në konferencën e thirrur për media, Nagavci po ashtu tha se tashmë kanë ndarë mjetet për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit në Luginë.

Po ashtu, ajo foli edhe për ndërtimin e disa çerdheve.

“Ndërtimi i çerdheve ka qenë një nga premtimet tona, në kuadër të kësaj ne kemi nënshkruar javën e kaluar edhe kontratën për ndërtimin e një çerdhe në Fushë Kosovë, presim që gjatë javës së ardhshme të fillojë ndërtimi i saj, dhe jemi në proces edhe për ndërtimin e çerdheve në Batllavë dhe Shtime”, pohoi ministrja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori