LAJMI I FUNDIT:

Nagavci thotë se nuk ka kushte të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit

Nagavci thotë se nuk ka kushte të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se e ka të pamundur që të shkojë në një seancë parlamentare, në të cilën do të ishin të pranishëm mbi 150 persona.

Si rrjedhojë, ajo ka theksuar se nuk ka kushte që të mbahet seanca e thirrur për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, iniciuar nga LDK.


“Ajo që është më e rëndësishmja është kujdesi për të gjithë qytetarët. Kemi përgjegjësi dhe obligimin human që të mos shpërndajmë infeksion të qytetarët. Pajtohem që asnjë institut nuk është mbi parlamentin. Seanca pritet të mbahet në një sallë ku distanca mes deputetëve nuk është më e madhe 30-40 cm. Bëhet fjalë për grumbullimin e mbi 150 personave, pra nuk i plotëson kushtet”, ka thënë Nagavci në Info Magazine të Klan Kosova.

“Mocioni për rrëzimin e Qeverisë – numrat i kanë por situata është e tillë. Pas mocionit është në diskrecionin e Presidentit që edhe një herë t’i propozojë Kurtit mundësinë për formimin e Qeverisë, përndryshe shkohet në zgjedhje”, ka thënë Nagavci.

“Nuk ka kushte për mbajtjen e seancës. E rëndësishme sot është mobilizimi i të gjitha forcave për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve”.

Nagavci ka thënë se Agim Veliu është dorëhequr nga pozita e Ministrit të Brendshëm.

“Veliu ka dhënë dorëheqje. Në momentin që ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ka treguar se nuk ka qenë i gatshëm për plotësimin e detyrave”, ka thënë ajo.

“Në asnjë situatë nuk duhet të heshtet zëri i deputetëve. Nëse Qeveria Kurti do të vazhdojë të jetë në detyrë atëherë pse gjithë ky zell që të mblidhen mbi 150 persona dhe të rrezikohet shëndeti publik. Nuk po tentojmë të shmangemi. Jemi të vetëdijshëm për numrat. Jemi të obliguar që të respektojmë udhëzimet e ekspertëve dhe të Qeverisë. Po ju bëjmë thirrje qytetarëve që të rrinë nëpër shtëpi, cila është porosia që përcjellim nëse mbledhim mbi 150 persona për ta lënë vendin pa Qeveri në këtë kohë pandemie. Tani duhet të respektojmë udhëzimet e organeve kompetente”,tha Nagavci.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori