Nagavci: Të kthehet urgjentisht vëmendja nga arsimi, shifrat janë alarmante


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, nga LVV, ka thënë se sipas raportit të sapo publikuar të Bankës Botërore një nxënës kosovar ka 5.3 vite të shkollimit të humbura.
Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "Kosova duhet të bëjë më shumë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, sugjeron ky raport që analizon arsimin dhe shëndetësinë në 174 shtete. Dështimet në sistemin arsimor po ndikojnë në të ardhmen fëmijëve tanë dhe të gjithë shoqërisë sonë”.
Postimi i plotë i Nagavcit:"Vëmendja duhet të kthehet urgjentisht nga arsimi, shifrat janë alarmante. Sipas raportit të sapo publikuar të Bankës Botërore një nxënës kosovar ka 5.3 vite të shkollimit të humbura. Një fëmijë i lindur në Kosovë sot, sipas raportit më të ri të Indeksit të Kapitalit Njerëzor, të përpiluar nga Banka Botërore me të dhëna para pandemisë, do të arrijë vetëm 57 për qind të produktivitetit të një të rrituri me arsim dhe shëndet të plotë.




































