LAJMI I FUNDIT:

Nagavci pajtohet me nxënësit që marshuan sot: Ata kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor

Nagavci pajtohet me nxënësit që marshuan sot: Ata kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor
Foto: Arkiv

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas marshit “S’po shkohet në shkollë”, në Prishtinë, ku nxënësit kërkuan të kenë kushte më të mira të mësimit, duke thënë se i gëzohet aktivizmit dhe mendimit se “cilësia në arsim kërkon angazhim të përbashkët”.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se shqetësimi i shprehur nga nxënësit për gjendjen në arsim është plotësisht legjitim dhe se “ata (nxënësit) kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor, kushte të mira të punës, ambiente të sigurta e mundësi të barabarta”.


“Puna ime dhe angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos përkushtimit kërkon edhe kohë dhe durim. MASHTI veçse ka dëshmuar, me një numër të madh takimesh e marrëveshjesh bashkëpunimi të nënshkruara, që është i hapur për bashkëbisedim e bashkëpunim me të gjitha palët me interes për ndërmarrjen e hapave konkret për ndryshimin e gjendjes në arsim”, ka shkruar ajo.

Me parullat “Cilësi në arsim”, “Ku janë psikologët”, “S’kam ardhur me më gjyku, por me mësu” – nxënësit marshojnë në Prishtinë
Lexo po ashtu Me parullat “Cilësi në arsim”, “Ku janë psikologët”, “S’kam ardhur me më gjyku, por me mësu” – nxënësit marshojnë në Prishtinë

Mes tjerash, Nagavci ka thënë se për një vit në qeverisje kanë punuar në përmirësimin e infrastrukturës ligjore, kushteve në shkolla dhe procesit mësimor, si dhe ka radhitur disa nga vendimet e marra gjatë kësaj periudhe.

-Rritja e buxhetit për arsim për 12%, për vitin 2022;

-Ndarja e 3,500.000€ për institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional për përmirësimin e praktikës profesionale dhe sigurimin aksidental të nxënësve gjatë punës praktike;

-Themelimi i pesë Qendrave të Karrierës; tre të tjera janë në proces;

-Hartimi i PSAK 2022-2026 si dokument orientues për zhvillimin e arsimit në proces të finalizimit (që përfshin investime domethënëse në infrastrukturë, digjitalizim dhe në cilësinë e arsimit);

-Ndryshimi i formulës së financimit për arsimin parauniversitar duke mundësuar ri-organizimin e rrjetit të shkollave, duke ofruar kushte më cilësore për punë;

-Planifikimi që secila klasë në Kosovë të ketë së paku një kompjuter dhe projektor, brenda pesë vitesh;

-Mbështetja e më shumë se 3,000 mësimdhënësve në zhvillim profesional;

-Rishikimi i sistemit të vlerësimit të performancës, trajnimit dhe licencimit të mësimdhënësve, si dhe i organizimit të brendshëm të shkollës, me qëllim të sigurimit të mësimit cilësor në shkolla;

-Bashkëpunimi me të gjitha palët për shtimin e sigurisë në shkolla dhe krijimin e mjedist miqësor për të gjithë fëmijët;

-Ofrimi i mbështetjes për organizatat e shoqërisë civile që punojnë me fëmijë me talente të veçanta, me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe me qendrat mësimore për fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian;

-Vërja në fokus ndaj rritjes së besueshmërisë së testeve kombëtare, në mënyrë që të shtohet përgjegjësia dhe llogaridhënia në shkolla;

-Ndarja e mbi 3000 bursa për të rejat e të rinjtë tanë që studiojnë brenda dhe jashtë vendit;

-Nëshkrimi i marrëveshjeve me BE dhe anëtarësimi në HORIZON;

-Nënshkruami i programit ,,Fulbright” me Ambasadën Amerikane për hulumtime akademike;

-Ndarja e 30 mijë euro për projekte shkencore;

-100 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta;

-500 bursa për nxënës nga grupet e margjinalizuara;

-Funksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës;

-Rifunksionalizimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

“Po përmirësojmë infrastrukturën fizike e ligjore. Rezultatet në arsim duhet dhe do të përmirësohen. Si ministre e pranoj seriozisht çdo shqetësim për cilësinë në arsim, për vendimet e tanishme të MASHTI-t, por edhe për simptomat që përjetojmë tani e që kanë burim një kohë e situatë tjetër”, ka shkruar tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori