LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Kjo qeveri hoqi dorë nga mundësia për tu trajtuar palë e barabartë në negociatat me Serbinë

Nagavci: Kjo qeveri hoqi dorë nga mundësia për tu trajtuar palë e barabartë në negociatat me Serbinë
Foto: Arkiv

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në një konferencë për media në ditën kur Qeveria Hoti ka mbushur një muaj, tha se kjo Qeveri është jolegjitime dhe joligjore, pasi ka dy vota të kontestuara, të cilat janë në procedurë në Gjykatën Kushtetuese.

Nagavci tha se kjo qeveri e ka rifaktorizuar Listën serbe dhe varet nga votat e saj, e që janë lehtësisht të kontrolluara nga Beogradi.

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së tha se më tej se Qeveria Hoti është krijuar për t’i shërbyer presidentit Hashim Thaçi në negociatat me Serbinë dhe se formimi i Qeverisë u mundësua me ndërhyrjen e tij.

“Një ndër vendimet e para të Qeverisë Hoti është heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë”, tha Nagavci, duke shtuar se me këtë Qeveria hoqi dorë nga mundësia për t’u trajtuar si palë e barabartë në negociatat me Serbinë.


Nagavci më tej shtoi se kjo qeveri hoqi dorë edhe nga e drejta për të aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare deri më 27 qershor, ku pritej takimi në Washington, ndërsa sot askush nuk flet si qëndron situata.

“Serbia nuk ka ndryshuar veprimet, e as kërkesat në raport me Kosovën… Hyrja në dialog në kushte të pabarabarta nuk mund ta nxjerr Kosovën si palë të barabartë dhe me njohje reciproke në fund”, u shpreh ajo.

Sipas saj, qytetarët nuk kanë votuar për ta nënshtruar Kosovën nga Serbia.

Nagavci ka folur edhe për deklaratat se po rishikohen vendimet e ish-ministrit Glauk Konjufca.

Ajo tha se vendimet e Konjufës janë propozuar nga stafi civil i MPJ dhe në mbështetje e zbatim të ligjit.

“Janë bazuar në analizë të brendshme dhe po kontestohen nga kjo qeveri që ka synim interesat grupore e klanore”, tha ajo.

Ndër të tjera, deputetja e VV-së tha se Qeveria aktuale nuk e ka fare në program edhe çështjen e vettingut. “Njëjtë është situata edhe me rithemelimin e institutit për hulumtimin dhe adresimin e krimeve të kryera nga Serbia”.

Sipas saj, nuk ka përgjigje si do të vazhdohet puna e nisur apo do të ndërpritet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori