LAJMI I FUNDIT:

Nagavci hedh kritika ndaj institucioneve të drejtësisë që nuk e njoftuan për aktakuzën, por shprehet krenare për veprat që i ka bërë

Nagavci hedh kritika ndaj institucioneve të drejtësisë që nuk e njoftuan për aktakuzën, por shprehet krenare për veprat që i ka bërë

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), së shpejti pritet të dalë para gjykatës lidhur me akuzën se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për këtë aktakuzë, Nagavci ka reaguar në Facebook, duke thënë se është e papranueshme që institucionet përgjegjëse nuk e kanë njoftuar së pari atë, por mediat.


“Nga mediat jam njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj meje, për çka duhet të shpreh keqardhje se si është e mundur që institucionet përgjegjëse të mos njoftojnë personin ndaj të cilit është ngritur aktakuza para çdokujt tjetër”.

Ministrja e Arsimit megjithatë thotë se sot është edhe më shumë e bindur se kundërshtimi dhe rezistenca ndaj “Zajednicës” e “Demarkacionit” ishte i domosdoshëm.

Aktakuzë ndaj ministres Arbërie Nagavci, rrezikon të dënohet me 5 vite burg ose 7 mijë euro gjobë
Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj ministres Arbërie Nagavci, rrezikon të dënohet me 5 vite burg ose 7 mijë euro gjobë

“Për aq sa u njoftova nga mediat, aktakuza ka të bëjë me angazhimin tonë në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme, përkatësisht ‘’Zajednicë’’ e ‘’Demarkacion’’, njëra që cungonte sovranitetin, tjetra territorin e Kosovës. Nëse asokohe isha e sigurt, sot në vitin 2022 jam edhe më e bindur se kundërshtimi dhe rezistenca përveçse i drejtë ishte edhe i domosdoshëm”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Nagavci thotë se mosveprimi në raste të tilla do të përbënte shkelje e betimit të deputetit.

“Deputeti betohet në respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe pas vendimit të GJK-së me 2015 mosveprimi ndaj cenimit që po i bëhej vendit do të përbënte shkelje e betimit të deputetit”.

Ajo është shprehur krenare që ishte në anën e kundërt  “me politikën që sillte kompromise”.

“Teksa dëmet e këtyre marrëveshjeve jemi duke i vuajtur edhe sot, ndihem krenare që isha në anën e kundërt me politikën që sjellte kompromise, dëmtonte vendin dhe shkatërronte të ardhmen e qytetarëve”, ka shkruar tutje Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori