LAJMI I FUNDIT:

Nafta në Kosovë mbi 20 cent më shtrenjtë se në Mal të Zi e Maqedoni, reagon Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve

Nafta në Kosovë mbi 20 cent më shtrenjtë se në Mal të Zi e Maqedoni, reagon Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se me këtë çmim të naftës nuk mund të ketë konkurrencë me bizneset e vendeve të rajonit.

Kurtishaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se nafta në Kosovë është për mbi 20 centë më shtrenjtë se në Mal të Zi e Maqedoni.


“Sot çmimi i naftës për 1 litër është 1.48 në Mal të Zi, 1.50 për një litër në Maqedoni të Veriut e në Kosovë 1.70 euro cent për 1 litër!”

“22 cent është ndryshim i madh i çmimit për 1 litër naftë, ky ndryshim i madh i çmimit bizneset kosovare i bënë jo të barabartë në tregun rajonal”.

Kurtishaj ka kërkuar që të ketë reagime nga sektori i bizneset që është edhe më i prekuri me këtë rast.

“A ka përfaqësues te bizneseve qe duhet me reagua apo duhet me u pajtua me te gjitha të këqijat e mundshme”, ka shkruar tutje Kurtishaj.

Ndryshe, të shtunën Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për të iu kërkuar largimin e çmimit tavan të derivateve.

Në letrën e tyre thuhet se ky vendim është skandaloz pasi sipas tyre, çmimi i vendosur shitës është nën çmimin blerës.

Tutje, thuhet se në këtë mënyrë shumë kompani janë duke punuar me humbje të mëdha dhe shumë shpejt do të falimentojnë.

“Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë të operojnë me humbje trashanike, dhe shumë shpejt shumë nga kompanitë do të falimentojmë, për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë në vendosjen e çmimit tavan. Ku si kompanitë e mëdha, po ashtu ato individuale me kosto më të ulët të operimit, janë barazuar”, thuhet ndër të tjera në letrën e naftëtarëve./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori