LAJMI I FUNDIT:

Naftëtarët i shkruajnë Qeverisë, kërkojnë të largohet çmimi tavan

Naftëtarët i shkruajnë Qeverisë, kërkojnë të largohet çmimi tavan

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për të iu kërkuar largimin e çmimit tavan të derivateve.

Në letrën e tyre thuhet se ky vendim është skandaloz pasi sipas tyre, çmimi i vendosur shitës është nën çmimin blerës.


Tutje, thuhet se në këtë mënyrë shumë kompani janë duke punuar me humbje të mëdha dhe shumë shpejt do të falimentojnë.

“Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë të operojnë me humbje trashanike, dhe shumë shpejt shumë nga kompanitë do të falimentojmë, për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë në vendosjen e çmimit tavan. Ku si kompanitë e mëdha, po ashtu ato individuale me kosto më të ulët të operimit, janë barazuar”, thuhet në letrën e naftëtarëve.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

I nderuar kryeminister:

z. Albin Kurti

e nderuar ministre

Rozeta Hajdari

Nderrmerreni masa

Vendimi i fundit i Qeverise per vendosjen e cmimeve tavan te derivateve, eshte skandaloz pasi qe cmimi i vendosur shites eshte nen cmimin bleres.

Cmimi bleres per Nafte, sot eshte: 1.75 Euro, dje ishte: 1.68 Euro, ndersa pardje: 1.66 Euro.

Ndersa cmimi tavan i vendosur nga Qeveria per nafte eshte: 1.67 Euro.

Vendime te ketij lloji jane duke i detyruar kompanite te operojne me humbje trashanike, dhe shume shpejt shume nga kompanite do te falimentojme, per shkak qasjes se gabuar te Qeverise ne vendosjen e cmimit tavan. Ku si kompanite e medha po ashtu ato individuale me kosoto ma te ulet te operimit jane barazuar.

Kjo praktike sigurte do ti falimentoj shume kompani dhe me mija punetor do te mbesin pa pune.

Sinqerisht ju lutemi qe te ndrroni kete praktike, si gjithnje jemi te hapur te diskutojme per modalitetin me te pershtatshem per rregullim te cmimeve, duke u bazuar ne analiza te mirefillta.

Me Rrespekt

Fadil Berjani

Kryetar i shoqates se naftarve te Kosoves

/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori