LAJMI I FUNDIT:

Nafta fillon javën me rënie

Nafta fillon javën me rënie

Çmimet e naftës ranë në sesionin e parë të kësaj jave, pasi marshimi i javës që kaloi nxiti investitorët që të mbyllin pozicionet e tyre në ato nivele. Nafta Brent e Londrës ra lehtë në 53.43 dollarë për fuçi, pasi u rrit me më shumë se 3% në sesionin e kaluar.

Nafta bruto amerikane (WTI), u tregtua në 48.39 dollarë për fuçi, në rënie me 12 cent. Sipas analistëve të lëndëve të para, kjo lidhet me mbylljen e pozicioneve nga investitorët për të marrë fitimin.


Analistët shtojnë se pasiguritë mbi inventarët dhe mbajtjen e premtimit nga OPEC, përbëjnë arsye të tjera për të mbyllur disa prej pozicioneve për blerje në afat-gjatë. Fondet mbrojtëse në SHBA dhe menaxhuesit e parasë, kanë nisur të ulin bastet mbi rritjen e çmimeve.

Ari i zi vazhdon të jetë në tepricë pavarësisht marrëveshjes së prodhuesve më të mëdhenj të naftës për të ulur outputin. Rritja e prodhimit në SHBA ka ndaluar ribalancimin e kërkesës dhe ofertës. Megjithatë, disa tregues sinjalizojnë se prodhimi në SHBA mund të ngadalësohet.

Inventarët e naftës bruto treguan gjithashtu rënie, me 13%, nga niveli i lartë i muajit mars. /Telegrafi/