Nafiu rrëfen për golin ndaj Tottenhamit të Jose Mourinhos dhe takimi me shokun e vjetër

Ylli i Ferizajt, Valmir Nafiu ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-lojtari i shumë skuadrave shqiptare dhe evropiane ka rrëfyer shumë prapaskena nga karriera e tij, po ashtu edhe për golin ndaj Tottenhamit dhe takimin me shokun e vjetër.
“Ishte një gol që më ka dhënë shumë emocione, jo vetëm mua por edhe bashkëlojtarëve dhe tifozëve”, ka rrëfyer fillimisht Nafiu në “Arena e Yjeve”.
“Të gjithë e dimë se Tottenhami është një ekip shumë i madh, pastaj edhe trajner Jose Mourinho, por edhe të luash kundër tyre nuk e kam menduar ndonjëherë”.
“Pas ndeshjes kemi shkëmbyer fanellat me Heung Min-Son, pasi njihemi qysh nga koha kur ishim në Hamburg...”, ka zbuluar më tej Valmiri.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/











































