Nga: Gordon Brown /  The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

“Nuk ka më diçka të tillë si komuniteti ndërkombëtar”, më është ankuar kohët e fundit, një udhëheqës i shquar afrikan, duke qenë i pikëlluar se G20-ta e kësaj jave, ashtu si asambleja e përgjithshme e OKB-së e shtatorit, takimet e tetorit të FMN-së e të Bankës Botërore, dhe të Cop27-shit të këtij muaji, do të dështonin për të luftuar kundër krizës së ushqimit në botë, energjisë, borxhit, inflacionit, valutës, ndotjes dhe krizave të varfërisë.

Pikërisht në momentin kur bota duhet të punojë së bashku, për të adresuar problemet globale që nuk mund të trajtohen pa zgjidhje globale, ajo po shkëputet jo vetëm nga konfliktet, por edhe nga proteksionizmi në rritje. Dhe, teksa nuk është e vështirë të fajësohet lidershipi i dobët, gjeopolitika e vjetruar po kërcënon dekadën me kriza të përhershme.

Reklama
Reklama

Po bien shtyllat e rendit botëror të pasluftës së Ftohtë, teksa po lëmë pas epokën unipolare, të hiper-globalizuar, neoliberale. Ata që përpiqen të ndërtojnë të tashmen me imazhin e së kaluarës, e gjejnë veten plotësisht pa mjetet për të përballuar sfidat e së ardhmes. Siç kanë shkruar Mohamed El-Erian dhe Michael Spence, kemi nevojë për modele të reja për rritje, menaxhim ekonomik kombëtar dhe për bashkëpunim global.

Askush nuk mund ta mohojë rëndësinë e shfaqjes së qendrave të reja të energjisë, në mbarë botën, rëndësinë në rritje të shërbimeve dhe të ekonomisë dixhitale në kurriz të prodhimit; ndarja e arsimit të pasur dhe arsimit të varfër që po zëvendëson ndarjen e vjetër manuale/jomanuale, dhe kërcënimet serioze ekzistenciale ndaj planetit tonë. Asnjë model rritjeje nuk mund të përmbushë nevojat e shekullit XXI, pa përfshirë shqetësimet në rritje për barazinë mjedisore dhe ekonomike dhe pa rivlerësuar rolin e financave. Dhe, modelet e zhvillimit me paga të ulëta, të udhëhequra nga prodhimi, të drejtuara nga eksporti që deri vonë i shërbenin çdo vendi industrializues, po tejkalohen jo vetëm nga ndryshimet demografike, por edhe nga përparimet teknologjike – që do të thotë se më shumë mallra mund të prodhohen nga një fuqi punëtore dukshëm më e vogël.

Reklama
Reklama

Gjithë kjo është duke përcaktuar ndryshimet sizmike të gjeopolitikës tonë. Së pari, teksa kalojmë nga një botë unipolare në një botë shumëpolare, asnjë vend i vetëm – pa marrë parasysh madhësinë e ushtrisë apo të ekonomisë së tij – nuk ka fuqinë të na komandojë dhe kontrollojë, ka vetëm fuqinë të propozojë dhe të bindë. Së dyti, tashmë nuk ka konsensus se nga tregjet e hapura të gjithë përfitojnë. Hiper-globalizimi i 30 vjetëve të fundit nuk po ia hap rrugën deglobalizimit, as ngadalësimit apo uljes së globalizimit: një nivel globalizimi i përcaktuar nga veprimet në afërsi, te vendet fqinje dhe shkurtimi i zinxhirëve të furnizimit. Politikat që promovojnë privatizimin, derregullimin dhe liberalizimin të cilat u bënë gjerësisht të njohura si konsensusi i Uashingtonit, tani kanë pak mbështetës – madje edhe në Uashington.

Reklama
Reklama

Më e rëndësishmja nga të gjitha, nacionalizmi ka zëvendësuar neoliberalizmin si ideologji dominuese e epokës. Nëse, në 30 vjetët e fundit ekonomia drejtoi vendimmarrjen politike, tani politika është duke përcaktuar vendimet ekonomike, shtet pas shteti që armatosë politikat e tregtisë, teknologjisë, industrisë dhe konkurrencës. Ekonomia fituese e tregtisë me përfitim të ndërsjellë, po zëvendësohet nga rivalitetet me shumën zero të “unë fitoj, ti humb”; me lëvizjet e tilla si “Amerika së pari”, “Kina së pari”, “India së pari” dhe “Rusia së pari”, “fisi im në radhë të parë” … që kërcënojnë të zbresin në një gjeopolitikë ne kundër atyre, për “vendit tim së pari dhe vetë m për vendin tim”. Dhe, me institucionet e sigurisë kombëtare që tani ngrijnë rezervat e bankave qendrore të regjimeve armiqësore dhe kufizojnë qasjen në sistemet globale të pagesave, tregtia, teknologjia dhe luftërat kapitale do të intensifikohen.

Reklama
Reklama

Shenja e vetme shpresëdhënëse e bashkëpunimit, është uniteti i NATO-s për Ukrainën. Por, kjo nuk duhet të na verbojë në raport me shkallën e përçarjes globale, me pothuajse të gjithë Afrikën, Azinë, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme që qëndrojnë larg sanksioneve ndaj Rusisë dhe madje edhe dënimit të krimeve të saj të luftës.

Shumë pak mund të përfitojnë nga ky fragmentim dhe pothuajse kudo pabarazia është duke u rritur. Magazinat në Azi, Amerikë dhe Evropë kanë rezerva të mjaftueshme gruri për të ushqyer botën, dhe megjithatë nuk ka plan shpërndarjeje globale, ndërsa Programi Botëror i Ushqimit lufton me vetëm gjysmën e financave që i nevojiten për të parandaluar zinë e bukës. Prodhuesit e energjisë po bëjnë fitime të paprecedenta, ndërsa konsumatorët luftojnë me faturat e papaguara. Megjithatë, nuk ka asnjë plan përpara G20-shit për të trajtuar këtë, ose përgjysmimin e rritjes globale, inflacionit, çekuilibrit të monedhës dhe borxhit, ose për të zhbërë disa nga dëmet e shkaktuara nga rezistenca në Cop27, madje edhe për të respektuar premtimin prej 100 miliardë dollarëve në vit për botën në zhvillim. Ka rreziqe në rritje nga ky unilateralizëm: rreziku i mbingarkesës monetare dhe fiskale – dhe një recesioni global – nëse një vend pas tjetrit ndjek shtrëngimin monetar dhe fiskal, pa menduar pak për efektet e përhapura te njëra-tjetra. Punët e humbura dhe prosperiteti i humbur – dhe më shumë varfëri – janë çmimet që do të paguajmë nëse vetë vendet që krijuan institucionet ndërkombëtare për të ofruar bashkëpunimin, sillen në mënyrë jo bashkëpunuese.

Reklama
Reklama

Në vitin 2009, kur recesioni kërcënoi të shndërrohej në krizë ekonomike, u formua një grup udhëheqës i G20-ës dhe mbështeti ekonominë botërore me një trilion dollarë. Gjatë krizës së naftës të viteve 1970, u krijua G7-shi që përfshinte Perëndimin dhe Japoninë, me një plan për të ridrejtuar tepricat e naftës dhe për të stabilizuar valutat. Dhe, në vitin 1945, për të rindërtuar një botë të shkatërruar nga kriza dhe për të çrrënjosur varfërinë dhe urinë, lindi Plani Marshall dhe një grup i ri institucionesh nga OKB-ja te FMN-ja dhe Banka Botërore.

Por, edhe nëse në vitin 2022 nuk ka Marshall modern dhe asnjë plan për t’u marrë me një botë po aq të rrezikshme, nuk jemi të pafuqishëm. ShBA-ja mban çelësin. Duke vepruar përgjithësisht në mënyrë shumëpalëshe në një epokë unipolare, ajo duhet t’i rezistojë tundimit për të vepruar në mënyrë të njëanshme në një epokë shumëpolare. Presidenti Biden dhe udhëheqësit e G20-ës duhet ta drejtojnë FMN-në që ta bëjë operacional “procesin e veprimit shumëpalësh” të vitit 2009, për të koordinuar shtytjen globale për rritje jo-inflacioniste. Një sistem i forcuar i paralajmërimit të hershëm, duhet të krijohet për të shmangur kërcënimin e llojit të krizës në hije bankare globale, të cilës i frikësohet Banka e Zgjidhjeve Ndërkombëtare. Riintegrimi i zinxhirëve të furnizimit global, mund të ndodhë nëse fuqizojmë Organizatën Botërore të Tregtisë që të përballet me proteksionizmin.

Reklama
Reklama

Lehtësimi i borxhit është thelbësor për të parandaluar prishjen e strukturës së brendshme shoqërore dhe politike të më shumë se gjysmës së vendeve në zhvillim në botë. FMN-ja ka kapacitetin të dyfishojë shpenzimet dhe të japë hua me partnerët që mungojnë – Kinën dhe sektorin privat – për ristrukturim të rregullt të borxhit. Vendet në zhvillim, të cilat nuk janë fajtore për krizat globale të ndërlidhura që shkatërrojnë prosperitetin e tyre, duhet t’i nënshtrohen më pak kushteve dhe të kenë periudha më të gjata shlyerjeje. Rishikimi i G20-shit i Bankës Botërore duhet të rekomandojë përdorimin e garancive dhe përdorimin më efikas të kapitalit të saj, dhe të ofrojë jo miliarda, por trilionat në financat afatgjata – të nevojshme për shëndetin dhe edukimin klimatik. Dhe, udhëheqësit duhet të shqyrtojnë se si mund të përditësohen institucionet tjera ndërkombëtare që hasin në vështirësi; të kërkojë marrëveshje më të gjerë për kufizimin e çmimeve të energjisë, për të zbutur inflacionin; çlirimi i rezervave ushqimore për të shmangur zinë e bukës, ndërkohë që ndihmon Afrikën të bëhet më e vetëmjaftueshme; dhe, të jenë gati për t’u marrë me paqëndrueshmërinë e valutës. Gabimet e së kaluarës na kanë futur në këtë udhëtim me gunga. Por, nëse lidershipi dhe bashkëpunimi global më në fund vetëdijesohet për këtë rast, mund ta drejtojmë botën tonë drejt një vendi më të mirë. /Telegrafi/

Reklama
Reklama