Një javë para zgjedhjeve në krahinën Sachsen-Anhalt në Gjermaninë Lindore, organizata e rinisë së partisë kryesisht ekstremiste Alternativa për Gjermaninë (AfD), mbajti kongresin e saj në qytetin e Magdeburgut dhe prezantoi kërkesa radikale për largimin masiv të migrantëve dhe për shndërrimin e Europës në një kështjellë ku s’mund të hyjnë të huajt.

Kryetari organizatës së rinisë të AfD-së, Tim Hohm, deklaroi se miliona njerëz me origjinë të huaj duhet të largohen nga Gjermania: „Miliona kanë ardhur, dhe miliona duhet të largohen përsëri nga Gjermania.“


Europarlamentari i AfD-së, Maximilian Aust, e zgjeroi këtë thirrje në nivel panevropian, duke kërkuar „remigrim në mbarë Europën“, pra kthim të emigrantëve në vendet e tyre, dhe ndërtimin e një kështjelle të quajtur Europë.

Kryekandidati i AfD-së për parlamentin e landit Sachsen-Anhalt, Martin Siegmund, tha se zgjedhjet e ardhshme - më 6 shtator - janë vetëm hapi i parë dhe se synimi është pushteti në të gjithë Gjermaninë, duke luftuar „për çdo cep“ të vendit.

Në të njëjtën linjë, kryetari i AfD-së në Sachsen-Anhalt, André Reichardt, u shpreh me fjalë shumë të ashpra dhe u shpalli luftë forcave të majta.

Fjalimi i tij ishte plot sharje, të cilat u pritën me duartrokitje nga delegatët. Duke folur kundër të majtëve ai përdori shprehjet: “një kurvë e fryrë, interseksionale-feministe” dhe Q”një asociale e qelbur dhe dembele”.

Ai tha se do t’u hiqet “kujdestaria për Gjermaninë” forcave të majta, të cilat i quajti “të shthurura”. /Telegrafi/