Myku dhe kërpudhat në shtëpinë tuaj – shkaktarët modernë të sëmundjeve

Duke i pasur parasysh shirat e shumtë, kërpudhat dhe myku rrezikojnë shumë. Bash sikur poleni, mund të shkaktojnë simptoma të cilat i shkakton alergjia dhe mund të shndërrohen në astmë.
Kërpudhat janë problemi i dytë apo i tretë shëndetësor i cili na shkatërron, ndërkaq njerëzit fare nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që shkaktojnë kërpudhat dhe myku në ambientin e tyre.
Myku mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Ai mund të gjendet në shtëpi ose në vendin tuaj të punës. Përveç problemeve shëndetësore, myku mund të shkatërrojë sipërfaqen ku rritet, mure, dysheme, tavane, mobilje, etj.
Myku rritet nga lëshimi i sporeve. Këto janë shumë të vogla për t’u parë me sy të lirë, kështu që për fat të keq ne i thithim ato në mushkëritë tona. Ne gjithashtu jemi në kontakt me mykun nëpërmjet lëkurës sonë. Për shembull, ju mund të prekni një sipërfaqe që ka myk dhe më pas prekni fytyrën tuaj ose një plagë të hapur, ku mund të merrni myk brenda trupit tuaj.
Shenjat më të zakonshme të një sëmundje myku:
Dhimbje të muskujve
Dhimbjet e muskujve të pashpjegueshme që nuk shkaktohen nga aktiviteti i zellshëm është një shenjë e një sëmundjeje të mykut.
Ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje
Ndjesia sikur shpoheni nga gjilpëra pasi jeni në gjumë është shenjë e një sëmundje myku.
Depresion
Shtëpitë e lagura gjithashtu kanë një efekt mbi njerëzit që jetojnë në to dhe në disponimin e tyre. Stresi psikologjik është normale kur ju keni pak kontroll mbi mjedisin tuaj në shtëpi dhe keni një cilësi të dobët të ajrit që mund të ndikojë në shëndetin tuaj.
Probleme të frymëmarrjes
Disa nga shenjat më së shpeshti të raportuara të një sëmundje myku janë vështirësitë me frymëmarrjen, të cilat përfshijnë “astmë, rinitit alergjik, aspergilozën alergjike bronkopneumonare, sinuzit dhe pneumoni.”
Probleme me tretjen e ushqimit
Vjellje, diarre, dhimbje stomaku, dhe mungesa e oreksit janë disa nga shenjat e një sëmundjeje të mundshme myku.
Sy të ndjeshëm dhe dhimbje koke
Skuqje në syve, irritimi mund të jetë e lidhur me sëmundje myku. Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj mykut, janë alergjikë.
Disa nga simptomat më të pazakonta
…ose shenja të një sëmundje myku janë etja e tepruar, nevoja për të urinuar shpesh, shtim në peshë, marramendje, ose një shije metalike në gojën tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Cili agjërim është ideal për të hequr dhjamin nga barku dhe cili për shkrirjen e kofshëve

Çfarë ndodh në trup kur kreatinina e ngritur shfaqet në gjak dhe urinë?

Mushkonjat tërhiqen nga aroma e këmbëve të palara, por edhe nga disa sapunë

Sa i njihni sëmundjet e zemrës?

Lista e ushqimeve të mira dhe të këqija për zorrën e irrituar

Traumat e fëmijërisë shkaktojnë depresionin, përdorimin e alkoolit, drogave dhe jo vetëm

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse