LAJMI I FUNDIT:

Myftiu Tërnava uron besimtarët mysliman, thotë se do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit

Myftiu Tërnava uron besimtarët mysliman, thotë se do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit

Myftiu Naim Tërnava, në një adresim para mediave ka uruar besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit. 

Tërnava tha se pas një muaji përkushtim e sakrificë, të enjten besimtarët myslimanë do të shënojnë ftesën e Fitër Bajramit, ndërsa bëri të ditur se për shkak të pandemisë me COVID-19 do të falin vetëm namazin e Fitër Bajramit.


Ai po ashtu tha se muaji i Ramazanit është muaj i shtimit të ibadeteve dhe adhurimeve të tyre.

“Sonte është nata e madhe, nata e Fitër Bajramit. Muaji i Ramazanit në vete ka bartur ibadete të veçanta. Po ashtu gjatë këtij muaji kemi shtuar ibadetet dhe adhurimet. Ishim më pranë më të dashurve tanë. Pas një muaji agjërimi, sakrificë dhe përkushtim nesër besimtarët shënojnë Fitër Bajramin. Është festë që afron fëmijët me prindërit, e prindërit me fëmijët, të rinjtë me të moshuarit, ta pasurit dhe të varfrit”, ka thënë Tërnava.

Muftiu i Kosovës po ashtu theksoi se sërish kjo festë po shënohet në kohë pandemie, COVID-19. Siç tha ai, duke u kujdesur për shëndetin publik kanë hequr dorë nga ceremonitë fetare, pos faljes së namazit të Fitër Bajramit.

Ai po ashtu i ftoi qytetarët që të bëjnë kujdes edhe me vizitat familjare tradicionale për nder të kësaj feste.

“Edhe këtë Bajram po e presim duke u përball me pandeminë COVID-19, e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha në të gjitha rrafshet. Lutemi që të infektuarit të gjejnë shërim sa më parë. Nesër do të jemi në xhamitë tona për ta fal namazin e Fitër Bajramit. Kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e festimit të Fitër Bajramit. Në xhamitë tona do të jemi duke respektuar protokollet antiCOVID. Duhet të kemi kujdes për shëndetin publik, pasi pandemia ende nuk ka mbaruar. Kudo që jeni uroj dhe përgëzoj për festën e Fitër Bajramit”, ka thënë ndër të tjera Myftiu Tërnava. /Telegrafi/