Një nga rok grupet më të famshme në histori, "Whitesnake", ka njoftuar se muzikanti kroat, Dino Jelusic, është anëtar i tyre i ri.

Grupi legjendar ka bërë të ditur se do të niset në turne me bendet “Europe” dhe “Foreigner” në pranverën e vitit 2022, ndërsa njoftuar me kënaqësi se anëtari i tyre i ri është Jelusic.


Njoftimin për anëtarin e ri e ka bërë frontmeni legjendar i grupit, David Coverdale.

Ai ka thënë se Jelusic është jashtëzakonisht i talentuar dhe se fansat e grupit do ta pëlqejnë.

"Është një nder i madh të jem pjesë e një prej grupeve të mia të preferuara të të gjitha kohërave. Thirrja telefonike e Coverdale është diçka që çdo këngëtar dhe muzikant i brezit tim mund ta ëndërrojë, dhe akoma më duket krejtësisht e pabesueshme”.

“Mezi pres të luaj me Whitesnake dhe siç më tha vet i mashi Coverdale, për t'i dhënë një pjesë të identitetit tim tingullit të këtij grupi kulti”, ka shkruar Jelusic në njoftimin e tij.

Muzikanti kroat, i cili është 29 vjeçar, është kantautor, këngëtar, pianist dhe kitarist, i cili në vitin 2012 e ka themeluar grupin "Animal Drive". /Telegrafi/