Kosova njihet për pasuritë nëntokësore e mineralet e shumta që ka. Ato nxirren në sipërfaqe nga minatorët të cilët punojnë në minierat e Kosovës. Miniera me më së shumti kapacitet të prodhimit në vend, njihet ajo e Trepçës e cila gjendet në Stantërg, të Mitrovicës.
Brenda oborrit të minierës Trepça, më 1964 me iniciativë të minatorëve është hapur Muzeu i Kristaleve.
Minatorët në atë kohë, grumbullonin kristalet më të bukura që nxirreshin nga nëntoka, duke i ekspozuar ato.
Por në vitin 2012, në një objekt të ri të ndërtuar në oborrin e minierës Trepça, u vendosën të gjitha eksponatet e kristaleve të nxjerra nga nën- toka, e cila sot është nën menaxhim të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Ekonomisë.
Kështu tha në një intervistë për Telegrafin, inxhinieri i Gjeologjisë, njëherësh udhëheqës i këtij muzeu, Shaip Blakqori.

Blakqori tregoi rëndësinë dhe veçantinë që ka ky muze, si dhe foli për veçoritë e kristaleve.
Ai tha se grumbullimi i mineraleve ka filluar me iniciativën e disa minatorëve në vitet e 60-ta, i cili siç tha ai vazhdon dhe sot. Blakqori theksoi se sot ky muze numëron mbi 2,000 kristale.
“Grumbullimi i mineraleve ka filluar me iniciativën e disa minatorëve në vitet e 60-ta. Për herë të parë është hapur në vitin 1964. Procesi i grumbullimit është duke vazhduar ende dhe në ditët e sotme. Prej atëherë e deri më sot i kemi përafërsisht mbi 2,000 minerale të prezantuara”, tha ai duke shtuar se mineralet e Trepçës gjenden në të gjitha muzetë botërore “Sepse janë shumë të kërkuara dhe mjaft atraktive”.
Ndërsa sa i përket vizitorëve, ai thotë se janë të moshave të ndryshme.
“Vizitorë kemi të rangjeve të ndryshme, duke filluar nga shkollat fillore. Të gjitha shkollat e Kosovës e kanë futur në vizitat e rregullta të tyre. Vijnë persona të institucioneve të ndryshme, të fakulteteve. Njerëz të rëndomtë, gjatë verës kemi bashkatdhetarë që vijnë me familjarë të tyre. Kemi struktura të ndryshme, duke filluar nga gjeneratat e reja…”, tha Blakqori.
Ai tregoi që vizitorët nuk paguajnë bileta për të hyrë në muze, pasi është falas.

Por siç u shpreh ai, janë duke shikuar mundësinë që ta bëjnë hyrjen me pagesë.
“Bileta s’ka, kushdo hynë dhe e viziton muzeun. Tash shpresojmë, pasi jemi duke e përgatit një udhëzim administrativ, në bazë të së cilës do e rregullojmë dhe këtë”, u shpreh ai.
Blakqori tregoi se pjesa dërrmuese e mineraleve janë nga plumbi dhe zinku.
“Pjesa dërrmuese e mineraleve që janë këtu, janë të plumbit dhe zinkut. Ka dhe minerale tjera sekondare, karbonatet. Arsyeja është sepse që janë mjaft atraktive mu pa”, tha tutje Blakqori.
Ndërsa, tregoi po ashtu se në këtë muze gjenden edhe minerale të shteteve të ndryshme të botës, por edhe të minierave tjera që ka Kosova.
“Muzeun kemi fillu ta pasurojmë dhe me vendburime të tjera. Kemi dhe minerale në shkëmbim të shteteve tjera. Është mjaft atraktive pasi kemi kolorit të mineraleve”, tha ndër të tjera, Blakqori.
Blakqori shpjegoi disa veçori dhe karakteristika që kanë këto kristale të ekspozuara në muze.
“Mineralet të cilat janë të prezantuara këtu, të gjitha janë karakteristike, janë të rëndësishme, janë mjaft të bukura mu pa. P.sh sfaleriti është mineral i zinkut, kur e shikon e ka një shkëlqim të vetin. Plumoziti e ka një karakteristikë sepse e ka formën e kristalizimit të fijeve të holla, të cilët minatorët e kanë quajtur si ‘qimet e maces’. Është mineral mjaft atraktiv. Kalciti dhe kuarci janë minerale mjaft të kërkuara nga koleksionistët dhe tek ne është paraqit në sasi të mjaftueshme. Gipsi është formë karakteristike, e ka ngjyrën e bardhë transparente. Mineralet shpesh e kanë afinitetin e marrjes së ngjyrës prej mineraleve tjera që kanë afër vetes. Kemi minerale që kanë përbërje të njëjtë por ngjyrën mund ta kenë të ndryshme”, shpjegoi Blakqori.
Po ashtu në këtë muze janë të ekspozuara edhe mjetet shumë të vjetra që janë përdorur në periudhën Ilire dhe Romake.
Blakqori tha se vizitorët mund të shohin edhe disa nga xehet që nxirren nga miniera e Trepçës, si dhe prodhime të fabrikave të cilat kanë qenë funksionale para luftës së Kosovës, si fabrika e baterive dhe elektrolizës së zinkut.
‘Këto shishet e qelqit përmbajnë koncentrate. Tash miniera e Trepçës xehen e shet në formë të koncentratit, që është një humbje mjaft e madhe. Më herët ky koncentrat ka shku në shkritore dhe na kanë dal produktet finale. Po shpresojmë që sot duhet ta ndreqim një shkritore që t’i përmbush kërkesat e minierës për të dal produktet finale”, theksoi Blakqori.

“Prej mineraleve që janë të ekspozuara, më karakteristike është minerali Vivianitit, që e kemi pas fatin që është lajmëruar në minierën e Trepçës. Është një nga mineralet e rralla, prandaj dhe prej koleksionuesve është mjaft i kërkuar. Karakteristikë e tij është që ku gjendet në tokë ka ngjyrë të gjelbër të mbyllur yndyrore”, tha ai.
Ndryshe, Blakqori po ashtu tregoi se para pandemisë COVID-19, ky muze ka numëruar afërsisht 4,000 – 5,000 vizitorë gjatë vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Escobar: Lajçak ka mbështetjen e plotë, nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik të ndryshojë taktikat e tij

Osmani takohet me Biden: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

Dyshohet se morën pjesë në vrasje, tortura e dëbim të popullatës civile – policia jep detaje për arrestimin e tre serbëve në Vushtrri

“I treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë”: Zelensky shpërndan videon ku Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB

Digjet një automjet i policisë në Shkabaj të Obiliqit

Krahasimi, sa para kursehet në Gjermani dhe sa në Shqipëri?

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias