LAJMI I FUNDIT:

Muxhahedinët e fundit arrijnë në Shqipëri

Muxhahedinët e fundit arrijnë në Shqipëri

Dita e premte shënoi dhe zhvendosjen e grupit të fundit të muxhahedinëve nga “Kampi i Lirisë” në Irak, drejt Shqipërisë. Në njoftimin zyrtar, Këshilli kombëtar i Rezistencës së Iranit nuk përcaktoi numrin e saktë të tyre.

Gjatë procesit pesëvjeçar të zhvendosjes, muxhahedinët janë strehuar në vende të ndryshme evropiane, përfshirë Gjermaninë, Norvegjinë, Britaninë e Madhe, Holandën, Finlandën, Danimarkën, Belgjikën, Italinë dhe Spanjën.


Rreth 2.000 banorë e kanë lënë Irakun që nga fillimi i vitit 2016. Në deklaratën e Këshillit kombëtar të Rezistencës, qëllimi i regjimit iranian nuk është të shohë largimin e anëtarëve të “Kampit të Lirisë”, por sipas tyre, përkundrazi kërkon t’i vrasë apo t’i bëjë ata të dorëzohen.

Muxhahedinët kërkojnë njëkohësisht drejtësi për 30 mijë të burgosur politikë, masakruar në vitin 1988.

Muxhahedinët kanë qenë të vendosur për dekada të tëra në Irak, nën mbrojtjen e Sadam Husseinit, por pas rrëzimit të regjimit të tij, grupi u mor në mbrojtje të Ushtrisë amerikane. Në kohën kur kjo e fundit u largua nga Iraku, lindi nevoja e zhvendosjes së tyre në vende të treta.

Shume vende e refuzuan kërkesën e Departamentit Amerikan të Shtetit për pranimin e muxhahedinëve, për shkak të rrezikshmërisë që ata mund të paraqesin. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori