Shoqatat Bujqësore të Kosovës, do të jenë partner kryesorë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në hartimin dhe zbatimin e të gjitha politikave mbështetëse për fermerët dhe përpunuesit në të gjithë sektorët e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Konfirmimin për këtë e ka dhënë sot ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, gjatë takimit që pati me përfaqësuesit e Shoqatave Bujqësore të Kosovës, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ministri Mustafa, gjatë këtij takimi ka diskutuar me shoqatat rreth programeve mbështetëse të ministrisë, me ç’rast i ka njoftuar ata edhe me prioritetet në këtë mandat, që sipas tij në fokus do ta kenë zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive bujqësore të fermerëve në gjithë vendin.
“Jemi duke punuar me shumë përkushtim që në këto programe mbështetëse të bëjmë riorganizimin e subvencioneve prej sipërfaqes drejt sasisë dhe cilësisë të prodhuar dhe në këto programe do të përpiqemi që të zgjerojmë mundësitë e investimeve duke vendosur kritere të mirëfillta”, ka thënë ministri Mustafa. Ndër tjerash, ai ka theksuar se do të vazhdojnë të jenë transparent në çdo fazë të procesit që ndërlidhet me zbatimin e këtij programi, që nga vlerësimi e deri të monitorimi. Krejt kjo sipas tij, do të bëhet me qëllim që realizimi i programit të jetë sa më efikas.
Ministri më tej ka theksuar se krahas këtyre investimeve, do të zgjerojnë mbështetjen edhe për kultura tjera bujqësore në sistemin e sigurimeve bujqësore, i cili është lansuar vitin e kaluar nga MBPZhR-ja në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC).
”Në politikat tona bujqësore prioritet do t’i japim edhe rritjes së investimeve në sistemet e ujitjes, pastaj subvencionimit të interesit të kredive të caktuara, si dhe certifikimit të produkteve me potencial për eksport. Në të gjithë këtë proces të investimeve do të eliminojmë në çdo hap edhe burokracinë, me qëllim që sektori të avancohet dhe në të njëjtën kohë të rrisim efikasitetin dhe arritjen e standardeve ndërkombëtare në të gjitha proceset bujqësore”, ka thënë ministri Mustafa.
Ndryshe, gjatë këtij takimi, shoqatat janë njoftuar edhe me masat tjera mbështetëse në kuadër të programeve, të cilat janë mirëpritur nga ta dhe në të njëjtën këto shoqata të fermerëve kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në çdo kohë më MBPZhR-në në çdo proces, që për qëllim ka përkrahjen e tyre në veprimtaritë bujqësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMansory modifikon Rolls-Roce Spectre
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën