Pas dy golave të realizuar, në mbrojtjen më të mirë evropiane për këtë javë, ka vend edhe për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi, që ishte një nga më të mirët e kësaj jave, transmeton Telegrafi.

Reprezentuesi i Gjermanisë, Mustafi, ka realizuar dy nga tre golat e fitores së ekipit të tij, Valencia, në fitoren ndaj Vilareallit me rezultat prej 3:1, në kuadër të La Ligas spanjolle.


Lojtari më i mirë është zgjedhur Alexis Sanchez i Arsenalit, i cili së bashku me Cristiano Ronaldon e Real Madridit, që dy javë radhazi udhëheqin repartin sulmues. /Telegrafi/

shkodra

telegrafi sport app