Organizata “LDA Balkan” tashmë është shtrirë edhe në Luginën e Preshevës. Ani pse shqiptarët e kësaj ane po ballafaqohen me diskriminim, kjo organizatë po synon ngritjen e potencialit dhe fuqizimin e tyre.
Në organizimin e edicionit të katërt të projektit “LEAPin Prishtina 2021”, u tha se të rinjve të luginës nuk po u njihen diplomat e studimeve në Kosovë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i cili për vjet të tëra ka qenë aktivist për të drejtat e banorëve të luginës, thotë se rruga e tyre do të duhej të jetë si shqiptarët e trevave tjera.
Derisa flet për vështirësitë e të mësuarit shqip, ai thekson se sot nxënësit e klasës së parë kanë abetaren.
“Djali im, Visari, i cili shkon në klasë të parë e ka abetaren. E që unë nuk e kisha atëherë”, ka thënë ai.
Presheva, Medvegja e Bujanoci po vazhdojnë të diskriminohen tash e shumë dekada. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi tregon se përkundër iniciativave për sigurimin e teksteve shqip, ato ishin kthyer edhe në male.
“Nuk kishin libra. Libri ka qenë një nga faktorët që i ka munguar në vazhdimësi, po flas për librin shkollor. Ishin të ndaluara ato. Ka pasur disa iniciativa paraprake, kur në një moment për shkak të mungesës, njerëzit kanë pa mundësi të ndryshme për të sjellur aty. Kanë ardhur me traktor malit dhe janë zënë dhe janë konfiskuar”, shprehet ai.
Nxënësit e luginës me vjet të tëra kanë mësuar me libra të përkthyera jo mirë. Por, ai shton se vitin e ardhshëm edhe 19 komplete të teksteve mësimore do t’i sigurojnë për klasën e katërt dhe të tetë.
“Për herë të parë neve na ka ndodhur që ministri i Arsimit të Republikës së Serbisë të lejojë përdorimin e teksteve mësimore për klasën e parë, dytë, tretë, pestë, gjashtë, shtatë. Ndërkaq, të mbetur mangët për klasën e katërt, të tetë dhe për shkollën e mesme. Sepse në Serbi nuk ka studime para universitare, por që është e strukturuar me 4+4+4 dhe pastaj vijnë studimet universitare. Sot, përveç që kemi siguruar tekstet mësimore për këto klasë, kemi siguruar edhe tekstet e historisë për klasën e gjashtë dhe ne jemi në përpjekje për sigurimin e historisë për klasën e pestë, shtatë dhe tetë”, ka shtuar ai.
Megjithatë, sipas tij Lugina e Preshevës vazhdon të jetë peng i marrëdhënieve politike mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Ashtu qysh i ka prekur me mos-njohjen e diplomave. Ne e kemi diku mbi 200 studentë që studiojnë në Republikën e Kosovës për çdo vit. Dhe nga viti 2008 janë të njohura vetëm 30 diploma, në anën tjetër diplomat e Serbisë në Kosovë janë njohur mbi 1800. Që është një disbalanc komplet”, ka theksuar ai.
“LDA Balkan” është e shtrirë në pesë vende të Ballkanit Perëndimor dhe në më shumë se 30 komuna të Kosovës, me qëllim të fuqizimit të të rinjve dhe rritjen e potencialit. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre