LAJMI I FUNDIT:

‘Meta është në pozitë të favorshme kur të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, s’ka bërë shkelje’

‘Meta është në pozitë të favorshme kur të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, s’ka bërë shkelje’

Parlamenti votoi sot shkarkimin e presidentit Ilir Meta me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Çështja pritet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe për të folur më hollësisht mbi këtë, Euronews Albania ftoi në studio juristin Dardan Mustafaj.


Juristi Mustafaj tha se çështja do të mbërrijë pranë Gjykatës Kushtetuese pas pesë ditësh dhe se presidenti Meta është në një pozitë të favorshme procedurale.

“Brenda pesë ditëve çështja do të shkojë pranë Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është e përbërë nga shtatë anëtarë dhe presidenti është në një pozitë më të favorshme procedurale sesa për mos shkarkimin e tij. Duhen pesë vota për ta shkaktuar. Nëse nuk realizohen pesë vota, kërkesa konsiderohet se rrëzohet”, u shpreh Mustafaj.

Dardan Mustafaj tha se vendimi i sotëm është vetëm një hap në procedurën që mund të çojë në shkarkimin e Metës.

“Ai është aktualisht në detyrë dhe ka kompetenca të plota. Nuk ndryshon asgjë”, tha Mustafaj.

Ai tha se shkaqet e ngritura nga Parlamenti për shkarkimin e presidentin nuk kanë të bëjnë me akte antikushtetuese të këtij të fundit, por me sjelljen dhe retorikën e tij.

“Shkaqet që ka ngritur Parlamenti, janë shkaqe që kanë të bëjnë me mënyrën se si presidenti është shprehur ose është sjellë, por jo me akte apo veprime konkrete që mund jenë përkthyer në dekrete apo në vendime që kanë shkelur drejtpërdrejtë Kushtetutën”, u shpreh Dardan Mustafaj.

Kuvendi i Shqipërisë voton shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit
Lexo po ashtu Kuvendi i Shqipërisë voton shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit

Gjykata Kushtetuese ka afat dy muaj për të shqyrtuar çështjen, mirëpo duke parë interesimin e Parlamentit për shkarkimin e tij, atëherë shqyrtimi mund të përshpejtohet, sipas juristit.

“Gjykata Kushtetuese do ta nisë shqyrtimin menjëherë por nuk është se ligji organik për GJK parashikon afate specifike për këtë lloj kërkese. Gjykata Kushtetuese ka parimisht dy muaj për ta shqyrtuar këtë kërkesë. Duke parë gjendjen dhe interesimin, besoj se Gjykata Kushtetuese në mos do ta respektojë këtë afat, do të tregohet edhe më e shpejtë në gjykimin e kësaj çështjeje. Vetë gjyqtarët vendosin nëse mund t’i japin përparësi apo jo. Gjykata Kushtetuese mund të marrë vendime në urgjencë edhe brenda një dite”, tha Dardan Mustafaj.

Mustafaj sqaroi më tej se dy muaj është afati për të marrë një vendim paraprak nëse çështja kalon në seancë apo jo dhe nëse kalohet në seancë, nevojitet koha e nevojshme për të realizuar seancën e cila sipas ligjit, duhet të jetë publike.

Tutje theksoi se vendimi i sotëm me atë raport votash pro nuk do të ishte marrë nëse Parlamenti nuk do të kishte këtë përbërje, nga ku mungojnë deputetët e opozitës që dorëzuan mandatet.

“Ky vendim duket që është një vendim se në kushte normale nuk do ishte i mundur të merrej dot si vendim. Shkaqet kanë të bëjnë me sjelljen e tij që mund të konsiderohet një sjellje normale në një kontekst politik”.

Për Mustafaj, Ilir Meta nuk ka bërë shkelje të Kushtetutës dhe nga mënyra se si u votua sot në Parlament, ky vendim, sipas tij, mund të ketë nuanca politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori