LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Vuçiqi s’mund të na japë urdhra, veriu është territor i Kosovës dhe ndërhyjmë kur të duam

Mustafa: Vuçiqi s’mund të na japë urdhra, veriu është territor i Kosovës dhe ndërhyjmë kur të duam

“Policia e Kosovës me punën e saj ka bërë që të ulet dukshëm kontrabanda në veri të vendit. Policia ka arritur që veprat penale vetëm këtë vit t’i ulë në 20 për qind”.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në një intervistë për Ekonomia Online.


“Policia e Kosovës ka qasje të mirë në veri, kontrabandë nuk ka sikurse ka pas më herët sepse nuk mund të eliminohet as te ne as në krejt botën, por duhet t’i minimizojmë këto dukuri negative. Kosova dhe Policia ka arrit që brenda këtij viti t’i ulë të gjitha veprat penale dhe keqpërdorimet mbi 20 për qind, duke filluar nga veprat penale, aksidentet në komunikacion, plaçkitjet me armë. Prej shkurtit deri këtë javë që shkoi nuk kemi pas asnjë plaçkitje të bankave”, tha Mustafa.

E, duke folur për sigurinë në këtë pjesë të Kosovës dhe ndërhyrjet e policisë atje si dhe reagimet e krerëve serb, Mustafa thotë se ai territor është i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk mund të jap urdhër se kur Policia e Kosovës mund të hyjë atje.

“Aksioni në veri nuk ka qenë ndërhyrje në një territor jashtë Kosovës, ai ka qenë shtim forcash policore në një regjion ku kontrollohet nga forcat policore të Kosovës. Aty ka qenë një aksion kundër pjesëtarëve të cilët kanë shkelë detyrat zyrtare sidomos zyrtarëve të policisë të cilët kanë bërë keqpërdorime në detyrën tyre zyrtare. Ne nuk mund t’i japim urdhër Vuçiqit se kur të ndërhyjë në një territor të vetin, as Vuçiqi nuk mund të jap urdhër kur duhet të ndërhyjmë në territorin tonë. Ai është territor sovran i Kosovës dhe ne duhet ta mbajmë rregullin dhe ligjin në atë territor të Kosovës”, tha ai.

Ministri Mustafa tha se Policia e Kosovës tani po prodhon siguri në rajon ngase po i përgjigjet të gjithë mekanizmave të sigurisë botërore dhe regjionale.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori