LAJMI I FUNDIT:

Mustafa viziton zonat e prekura nga termeti në Shqipëri

Mustafa viziton zonat e prekura nga termeti në Shqipëri

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa po qëndron për një vizitë në Republikën e Shqipërisë, ku u prit nga zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ku zhvilluan një vizitë në Maminas, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.


Sipas njoftimit për media, ministri në detyrë, Mustafa në emër të Qeverisë së Kosovës shprehu solidaritetin me qytetarët shqiptarë të prekur nga kjo situatë dhe nënvizoi se qëllimi i vizitës është identifikimi i nevojave dhe mundësive që ka Kosova për ndihmë.

“Unë si ministër i Punëve të Brendshme kam ardhur të solidarizohem me gjendjen aktuale pas tërmetit në Shqipëri, për së afërmi të prekim situatën edhe të shohim, se si të identifikojmë problemin edhe nevojën, se çfarë ka mundësi Kosova t’u ndihmojë këtyre qytetarëve dhe shtetit shqiptar. Ne bashkëpunimin me qeverinë shqiptare e kemi shumë të mirë, do të thotë edhe bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme. I kemi përfunduar të gjitha marrëveshjet që konsistojnë në ndihmat e përbashkëta njëri me tjetrin. Si në këtë rast emergjence, ashtu dhe me probleme të tjera që e ruajnë stabilitetin e shtetit”, ka thënë ai.

Ndërsa Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm i Shqipërisë u shpreh se janë identifikuar dëmet e shkaktuara dhe tani do të vijojë ndërhyrja për të rregulluar banesat, që janë prekur nga tërmeti.

“Situata është pak a shumë ajo që jeni informuar gjatë ditëve të kaluara. Është përmbyllur pothuaj procesi i verifikimit dhe janë përcaktuar edhe prioritetet e ndërhyrjes që do fillojnë kuptohet nga ato situata që janë më në nevojë urgjence. Ajo që na ngroh dhe që na kënaq deri diku është që gjithë ai mekanizëm planifikimi dhe ndërhyrjeje, që ishte i planifikuar në letër, e tregoi që edhe në praktikë u zbatua me përpikëri, sa kohë që në orët e para pati një përgjigje të të gjitha strukturave të emergjencës, duke filluar që nga pushteti qendror duke vazhduar dhe me pushtetin vendor”, u shpreh Hodaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori