Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përgëzuar besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve, duke uruar që kjo të jetë një festë paqe, solidariteti dhe mbarësi për familjet e tyre.

“Të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, për shumë mote ua urojë festën e Pashkëve.

Le të sjellë kjo festë paqe, solidaritet dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Festa të tilla le të shtojnë besimin në vlerat tona në jetën tonë të përbashkët,” thuhet në telegramin e urimit.