LAJMI I FUNDIT:

​Mustafa: Do të ketë investime në bujqësi dhe përkrahje të vazhdueshme për fermerët

​Mustafa: Do të ketë investime në bujqësi dhe përkrahje të vazhdueshme për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se sektori i bujqësisë është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ndaj, sipas tij, do të ketë investime për bujqësi dhe do të ketë përkrahje të vazhdueshme për fermerët në vend, raporton KosovaPress.

Kështu tha Mustafa në punëtorinë për promovimin e rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

“Do të fuqizojmë certifikimin e produkteve për tregun vendor dhe për atë ndërkombëtar. Kemi prioritet përkrahjen e fermerëve. Sektori i bujqësisë përbën sektorin më të madh për zhvillim ekonomik dhe për krijim e vendeve të reja të punës. Ndaj, duke përkrahur sektorin e bujqësisë, mbështeten edhe sektor të tjetër me ndikim për zhvillim të vendit”, tha Mustafa.

Kurti: Reciprociteti me Serbinë do të ndodhë, do të largojmë të gjitha barrierat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Kurti: Reciprociteti me Serbinë do të ndodhë, do të largojmë të gjitha barrierat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Po ashtu, kryeministri Albin Kurti në këtë punëtori ka thënë se Kosova do ta vendos masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, ku sipas tij kjo është vlerë barazie e jo masë kundërvënie dhe se duhet të largohen të gjitha barrierat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /KP/