LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takoi Apostolovan dhe ambasadorin O’Connell, diskutuan për dialogun me Serbinë

Mustafa takoi Apostolovan dhe ambasadorin O’Connell, diskutuan për dialogun me Serbinë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Sipas një njoftimi për media, gjatë takimit Mustafa-O’Connell është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.


“Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm”, thuhet në njoftim.

Mustafa po ashtu e njoftoi Apostolovan për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.

 Gjithashtu kryetari Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.

 Apostolova falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës. /Telegrafi/