LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takoi ambasadorin italian, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë

Mustafa takoi ambasadorin italian, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftuesambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

“Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë.


Ministri Mustafa e informoi ambasadorin italian lidhur me objektivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç ‘rast kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e kapaciteteve për MPB dhe agjencitë e saj si dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në shkëmbimin e përvojave në shkencën e forenzikës.

Në anën tjetër, ambasadori Sardii tha ministrit Mustafa se Ambasada e Italisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë,me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët kosovarë. /Telegrafi/