LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Serbia i ka 20 miliardë dollarë borxh për Trepçën

Mustafa: Serbia i ka 20 miliardë dollarë borxh për Trepçën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa ka thënë në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel se Serbia i ka borxhe të mëdha Kosovës.

Vetëm për Trepçën, sipas tij, Serbia i ka jo më pak se 20 miliardë dollarë borxhe.


Mustafa ka përkujtuar se Serbia, pos për Trepçën dhe dëmet e luftës, ka edhe borxhe të tjera të cilat asnjëherë deri më tani nuk ka marr mundin që t’i shlyejë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Serbia në vend se të merret me çështjen e ligjit për Trepçën, më mirë do të ishte të merrej me obligimet që i ka ndaj Kosovës.

Çështja e borxheve, sipas tij është hapur qysh në bisedimet e Vjenës./Gazeta Tribuna/