LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Qeverisja e mirë e Veliut e bën atë fitues të zgjedhjeve në Podujevë pa balotazh

Mustafa: Qeverisja e mirë e Veliut e bën atë fitues të zgjedhjeve në Podujevë pa balotazh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të mërkurën në Podujevë se qeverisja e mirë e Agim Veliut në shërbim të qytetarëve dhe oferta e tij për katër vitet e ardhshme e bën atë fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve pa balotazh.

Mustafa ka thënë se LDK-ja po kthehet fuqishëm si partia më e madhe politike e Kosovës.


“Nga ky tubim madhështor dua të përçoj optimizmin tonë real, të matur saktë, për fitore të thellë të LDK-së në Podujevë dhe në shumicën e komunave të Kosovës.  LDK-ja po kthehet fuqishëm si partia më e madhe politike e Kosovës. Urime Agim! Fitoren pa balotazh ta sigurojnë këta që janë mbledhur në këtë tubim madhështor dhe familjet e mira, të ndershme e punëtore të Llapit”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se jo vetëm anëtarët e simpatizantët e LDK-së, që në Llap janë shumë dhe janë më të fortët, por edhe të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës, janë dëshmitarë të qeverisjes së mirë e transparente të Agim Veliut.

“Llapi e llapjanët i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës figura të çmuara në të gjitha fushat. Ju dini të qeverisni vet komunën tuaj, me njerëzit tuaj të mirë e punëtorë. Ju i keni besuar gjithmonë LDK-së së Ibrahim Rugovës. Ju jeni me LDK-në sepse LDK-ja është parti e vlerave, e ruajtjes së familjes dhe që e kultivon besimin në Zot”, tha kreu i LDK-së.

Ai tha se kryetari juaj, Agim Veliu është angazhuar shumë që qeveria e udhëhequr nga unë ta fillojë ndërtimin e rrugës moderne Podujevë-Prishtinë.

“Kryetari Agim Veliu dhe LDK-ja janë të vendosura për ta vazhduar qeverisjen e mirë, transparente dhe zhvillimore të Podujevës. Pushteti lokal i Podujevës do të qeveriset nga LDK-ja dhe do të jetë qeveri lokale e të gjithë qytetarëve, të cilëve do t’u shërbejë, pa asnjë dallim. Agim Veliu e ka dëshmuar këtë. Prandaj, ballëhapur u kërkojmë votën llapjanëve. Sepse kemi platformën më të mirë qeverisëse të zhvillimit ekonomik lokal”, tha kryetari i LDK-së.

Mustafa ka thënë se llapjanët e kanë refuzuar dhe do ta refuzojnë vazhdimisht politikën e krimit, korrupsionit dhe çantave të mbushura me para të vjedhura nga djersa e popullit, sikur që do ta refuzojë politikën e mollotovit dhe të marrjes së pushtetit me dhunë.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se gjatë viteve të shkuara janë realizuar me qindra projekte, të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Lidhja jonë është lidhje e qytetarëve, bujqve, pensionistëve, studentëve, të rinjve, grave motra dhe nënave tona. Kjo është Lidhja ndërmjet nesh, Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo Lidhje askund nuk është më e fuqishme se në Podujevë”, ka thënë Veliu.

Ai potencoi se Podujeva është bastion i LDK-së, prandaj i janë turrur parti e organizata, grupacione e lëvizje për ta marrë dhe për ta pushtuar.

“Askund në Kosovë LDK-ja nuk është më e fuqishme se në Podujevë, prandaj askund sikur në Podujevë LDK-ja nuk po përballet me sulmet e të gjithëve kundër saj. Dua tua përkujtoj oponentëve politikë se Podujeva para se të jetë bastion i LDK-së, është edhe bastion i lirisë, i kulturës, i qytetarisë, është bastion i demokracisë dhe ky bastion nuk ka për tu thyer kurrë”, ka pohuar Veliu.

Programi ynë për Podujevën në katër vitet e ardhshme përmban rezultate të matshme, me njerëz të dëshmuar. “Programi ynë parasheh zhvillimin ekonomik të balancuar mes fshatit dhe qytetit, bujqësi të integruar me prodhim cilësor në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, zhvillim urban me parqe e hapësira të gjelbra, kënde lojërash e fusha sportive, shërbime shëndetësore cilësore, shkollim cilësor, biznes të zhvilluar, që do të punësojë rininë tonë të mrekullueshme”, ka shtuar Veliu.

Ai i ka ftuar të gjithë banorët e Podujevës që më 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë numrin 47 të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në trend

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi
Kalo në kategori