LAJMI I FUNDIT:

Mustafa përkujton kolonelin Ahmet Krasniqi: Ai radhitet në plejadën e patriotëve

Mustafa përkujton kolonelin Ahmet Krasniqi: Ai radhitet në plejadën e patriotëve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Mustafa ka thënë se Ahmet Krasniqi ishte një personalitet i veçantë, ai radhitet në plejadën e patriotëve që nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit.

“Sot shënohet 22 vjetori i vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtes, Kolonel Ahmet Krasniqit. Ahmet Krasniqi, Ministri i Parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ishte një personalitet i veçantë, ai radhitet në plejadën e patriotëve që nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit. Sot e kujtojmë intelektualin e pashoq, atdhetarin e shquar dhe Heroin Ahmet Krasniqi”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa më tej ka theksuar se kolonel Krasniqi posedonte dijen, urtësinë politike dhe përgatitjen e nevojshme ushtarake, trinom i cili e formësonte karakterin e tij kompleks.

“Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare dhe fillet e krijimit të formacioneve të para shtetërore. Aktiviteti i tij kombëtar siç duket iu pengoj qarqeve anti-shqiptare, duke e ekzekutuar në mënyrë misterioze në datën e 21 shtatorit të vitit 1998, nga njerëz që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Për Lidhjen Demokratike e Kosovës, familjarët, miqtë dhe të gjithë që e njohën tash e sa vite por edhe për shtetin e Kosovës mbetet plagë e hapur vrasja e tij tinëzare.

Prandaj, autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Organet e drejtësisë duhet të punojnë shumë deri në zbardhjen e rastit. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel, Ahmet Krasniqit!”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori