LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Pal, miku im, ku janë hektarët që Kosova i humbi?

Mustafa: Pal, miku im, ku janë hektarët që Kosova i humbi?

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili përmes një reagimi ndaj deklarateve të fundit të kryeministrit, tha se se “kryeministri po çmendet”.

Mustafa tha se “Pal Lekajn e njoh si njeri, qytetar të mirë, të vendit tonë. E njoh mirë nga shumë takime të cilat i kishim në Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Se si ka punuar në Gjakovë, flasin gjakovarët”.


Lekaj: Kryeministri që po çmendet
Lexo po ashtu Lekaj: Kryeministri që po çmendet

Postimi i plotë i Mustafës:

“Pal Lekajn e njoh si njeri, qytetar të mirë, të vendit tonë. E njoh mirë nga shumë takime të cilat i kishim në Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Se si ka punuar në Gjakovë, flasin gjakovarët. Nga Pali tani nuk pres të flet fjalë të mira për mua, sepse edhe të jesh në opozitë edhe të lavdëroj Kryeministrin nuk ia vlen, ai e di që humb vota. Por pres vetëm një përgjigje konkrete, të cilës sheshazi po i ik: ku janë hektarët që i kishte Kosova nga viti 1974 e këndej dhe i humbi me marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Tjerat nuk ia marr seriozisht mikut tim, Pal Lekaj”, ka shkruar Mustafa.