LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nuk mbyllen barnatoret bujqësore, do të punojnë sipas orarit të tyre të rregullt

Mustafa: Nuk mbyllen barnatoret bujqësore, do të punojnë sipas orarit të tyre të rregullt

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat kundër Coronavirusit, ka njoftuar se nuk do të mbyllen barnatoret bujqësore.

Sipas tij, këto barnatore do të vazhdojnë sipas orarit të tyre të rregullt.


“Dje, më datë 13 mars 2020, në vendimin e Qeverisë është precizuar se nuk mbyllen barnatoret. Sqarojmë se këtu përfshihen edhe barnatoret bujqësore. Pra, ju njoftojmë zyrtarisht se barnatoret bujqësore NUK mbyllen dhe lejohen të punojnë sipas orarit të tyre të rregullt”, njofton Musfata në Facebook. /Telegrafi/