LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ne do t’i korrigjojmë gabimet e të tjerëve

Mustafa: Ne do t’i korrigjojmë gabimet e të tjerëve

Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK) sot ka hapur fushatën zgjedhore në qytetin e Kamenicës, me që rast kanë prezantuar kandidatin për kryetar, Shaip Surdullin dhe kandidatët për Asamblenë komunale të Kamenicës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në qytetin e Kamenicës po shohin fitoren e madhe, ndërsa ka theksuar se Kamenica ka nevojë për një kryetar të mirë, siç është Shaip Surdulli, i cili ka shtruar prioritet e tij për këtë komunë.


Ai ka siguruar qytetarët e Kamenicës se kandidati i LDK-së do t’i përmbushë të gjitha premtimet e tij.

Ndërkaq, Mustafa ka nënvizuar edhe mungesën e investimeve qeveritare në atë anë që ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, me ç’rast ka thënë se për të korrigjuar këto gabime kanë orientuar edhe autostradën andej.

“E kemi kthyer autostradën këndej, sepse kemi vërejtur se me vite nuk është investuar asgjë në këtë pjesë të Kosovës. Po them pjesë të Kosovës, sepse Kosova duhet të shikohet si tërësi. Nuk guxon asnjë qeverisje që të anashkalojë një pjesë të vendit dhe t’i çojë vetëm në një pjesë të caktuar, dhe ne e kemi gjetur atë situatë. Por ne duam që ta korrigjomë maksimalisht, ashtu siç e shohim këtu nga qasja e kryetarit të ardhshëm të Kamenicës, i cili dëshiron t’i shtrijë investimet në tërë territorin e Komunës të Kamenicës, në të gjitha fshatrat, në të gjitha lagjet, që atë që disponon ta ndajë në mënyrën më të drejt me ju”, tha Mustafa.

Kandidati për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës e gjitha administrata do të jenë 24 orë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës.

Surdulli u zotua se gjatë qeverisjes së tij do të sigurojnë ujë të pijshëm 24 orë, duke i riaktivizuar edhe projektet e ujësjellësit në disa fshatra të Kamenicës.

“Në mandatin, që fillojmë më 22 tetor, unë, delegatët e Kuvendit Komunal që do të zgjidhen, administrata dhe institucionet komunale, sipas nevojës edhe 24 orë të juve qytetarëve të nderuar. Do ta shtojmë sasinë e ujit në qytet me hapjen edhe të disa puseve të reja afër shërbimeve të zjarrfikësve, ashtu që të sigurojmë 24 orë ujë  të pijshëm, do të vazhdojmë në gjetjen e mundësive investimi për pendën e Kremenares, do të riaktivizohen projektet e ujësjellësit në Korretinë, në Kopernicë, në Komoleqë, në Shpacnicë të Epërme, në Petrovc”, tha ai.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli u zotu se gjatë mandatit të tij rinia, gratë, pensionistët, njerëzit me nevoja shëndetësore sociale, klubet sportive dhe kulturore, do të jenë disa nga prioritet e tij për zhvillimin  e kësaj komune.

“Rinia do të ndihmohet më shumë për punësim, për trajnimin dhe do të bëhen aktivitete kulturore, sportive dhe të rekreacionit, do të rikthehen për studentë që nuk janë dhënë që tri vite. Roli i gruas do të ketë trajtim të veçantë dhe ai do të fuqizohet edhe më shumë së në familje ashtu edhe në shoqëri, do t’iu ndihmojmë njerëzve me nevoja shëndetësore sociale, pensionistët do të ndihmohen nga komuna për të kaluar një jetë sa më të mirë dhe të qetë, do të ndihmohen të gjitha klubet sportive dhe shoqëritë kulturore”, tha ai.

Surdulli për të rritur cilësinë e arsimit në komunën e Kamenicës ka në plan, ndërtimin e një shkolle në fshatin Krilevë, ndërtimin e një qendre edukative për fëmijë dhe të gjitha shkollat t’i pajisë me kabinete të informatikës dhe laboratorë

Në planin e tij qeverisës për shëndetësinë ka paraparë hapjen e repartit të urgjencës dhe vënien në shërbim të aparateve të ultrazërit.

Ndërkaq, asfaltimi i  rrugëve të qyteteve dhe të fshatrave, punësimi, zhvillimi ekonomik mbeten ndër prioritete tjera që  kandidati i  LDK-së i ka në planë qeverisës për Komunën e Kamenicës, raporton KosovaPress./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Kalo në kategori