LAJMI I FUNDIT:

Mustafa, Muratit: Aq shumë qytetarë po kanë para në banka sa po e lëshojnë Kosovën

Mustafa, Muratit: Aq shumë qytetarë po kanë para në banka sa po e lëshojnë Kosovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka reaguar pas deklarimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Murati përmes një shkrimi në në Facebook, ka thënë se “rezultat i ndihmave qeveritare sot qytetarët kanë më shumë depozita në banka”.


“Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord. Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën euro, ishte 4.88 miliardë euro”, shkruan Murati.

Mirëpo, për deputetin e LDK-së, nga momenti që Murati është ministër, 100 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën.

“Tregoni dikush ministrit të financave se aq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100,000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhur ministri në pushtet”, thuhet në reagimin e Mustafës.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), bizneset kanë të depozituara rreth 1 miliard euro, ndërsa pjesa më e madhe e tyre i përket ekonomive familjare. /Telegrafi/