LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Masakra e Mejës, dëshmi e krimeve të Serbisë

Mustafa: Masakra e Mejës, dëshmi e krimeve të Serbisë

Me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Mejës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Masakra e Mejës si dhe të gjitha masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë.

“Po bëhen 20 vite kur në Mejë të Gjakovës u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës.  Po ashtu, sot po bëhen 20 vite ku me krenari përkujtojmë të gjithë të rënët që sakrifikuan çdo gjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Mustafa, përmes një kumtese.


Më tej, mustafa ka thënë se “‘Lëndina e Pikëllimit’ në Mejë të Gjakovës është e mbushur me varre të grave, burrave, fëmijëve dhe të moshurave të cilët nuk u kursyen, të gjithë ata idealist për Kosovën e lirë të cilën nuk arritën dot ta shihnin. Është një ditë më shumë që frymëzohemi për të punuar dhe dashur më shumë shtetin tonë”.

“Masakra e Mejës si dhe të gjitha masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë.

Kjo ditë të mos jetë vetëm përkujtim i 377 viktimave të masakruara në Mejë por edhe një thirrje më shumë për zbardhjen dhe drejtësinë për të gjitha viktimat e luftës”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori