LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

Mustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në vazhdën e takimeve të rregullta, ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve dhe përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë.

Ai ka diskutuar furnizimin me grurë dhe miell në vendin tonë gjatë gjendjes emergjente të shkaktuar nga COVID-19.

“Do të vazhdojmë të koordinohemi në mënyrë që qeveria, bujqit, mullisët dhe rrjetet e shitjes me pakicë të krijojnë kushtet më të volitshme të mundshme, në këto rrethana, për të arritur tri objektiva njëkohësisht: sigurimi i sasive të mjaftueshme dhe çmimeve të përballueshme të miellit për qytetarët, mbrojtja dhe përkrahja e bujqve dhe përkrahja e prodhuesve vendor” u shpreh Mustafa pas këtyre dy takimeve.

Ndërsa, Rrjeti i Shitësve me Pakicë dhe Shoqata e Mullisëve e siguruan Mustafan se, momentalisht, në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë dhe miell për nevojat e konsumit të rregullt.

Pas vendimit të ministres Hajdari për masat tarifore ndaj importit të miellit, Shoqata e Mullisëve: Nga 1 prilli do të pezullojmë prodhimin e miellit
Lexo po ashtu Pas vendimit të ministres Hajdari për masat tarifore ndaj importit të miellit, Shoqata e Mullisëve: Nga 1 prilli do të pezullojmë prodhimin e miellit

MBPZHR është në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me MEPTINIS, MFT dhe institucionet tjera publike dhe private për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me lëndë të parë dhe me ushqim për qytetarët, blegtorinë dhe shpezërinë në vendin tonë. /Telegrafi/