LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Koalicion me AAK-në, ndoshta pas 2018-së

Mustafa: Koalicion me AAK-në, ndoshta pas 2018-së

Kryeministri i Kosovës, njëherë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se njëherë për njëherë, LDK-ja nuk është e hapur për koalicion me Aleancën e Haradinajt.

“Kjo ndoshta mund të ndodhë pas zgjedhjeve të vitit 2018, ka thënë Mustafa.


Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Komunën e Klinës, ku u takua me kryetarin Sokol Bashota. Kreu i Qeverisë, po ashtu, vizitoi disa biznese të kësaj komune.

Deklarata e Mustafës pason atë të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se PDK-ja, në parim, është e hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes “që dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës”.

Në një intervistë për “Zërin”, Veseli nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që në të ardhmen partner i koalicionit me PDK-në të jetë partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndonëse ka theksuar se “me LDK-në janë në koalicion deri në qershor 2018”. /Zëri/