LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Jam i informuar me pasojat e reshjeve të shiut

Mustafa: Jam i informuar me pasojat e reshjeve të shiut

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se është informuar gjatë ditës nga Qendra e Situatave në Këshillin për Sigurinë e Kosovës, për pasojat e reshjeve të shiut në disa pjesë të vendit.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Mustafa ka thënë vlerësimi i gjendjes do të bëhet gjatë të martës.


Postimi i plotë i Mustafës në rrjetin social:

“Qytetarë të nderuar,

Nga Qendra e Situatave, që vepron në Këshillin për Sigurinë e Kosovës, gjatë ditës jam informuar lidhur me pasojat e reshjeve të shiut në Mitrovicë, Vushrri, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Drenas, Graçanicë, Pejë, Klinë, Istog, Deçan, Junik, Prizren, Suharekë, Dragash, Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec.
Kam kontaktuar me telefon me Kryetaren e Komunës së Gjakovës, ku për fat të keq ka pasur edhe një viktimë njerëzore, me Kryetarin e Komunës së Malishevës, me atë të Lipjanit, të Mitrovicës dhe të Vitisë.

Gjatë ditës së nesërme do të bëjmë një vlerësim të gjendjes. FSK ka gatishmërinë të intervenojë dhe të ndihmojë, sikurse edhe njësitë e emergjencës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, për tejkalimin e pasojave, sipas vlerësimeve të organeve përgjegjëse.

Përgëzoj Kryetarët e Komunave për një organizim të mirë dhe menaxhim të gjendjes në terren. IM” (sic), ka shkruar Mustafa.