LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Gjithmonë mirënjohës NATO-s dhe SHBA-së

Mustafa: Gjithmonë mirënjohës NATO-s dhe SHBA-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se para 20 viteve ishte dita e përcaktimit të fatit të Kosovës.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thnë se 24 marsi është ditë e reflektimit të vlerave demokratike e humanitare të shteteve të Perëndimit të udhëhequra nga SHBA-të.

Postimi i Mustafës:

“Intervenimi i Aleancës Veriatlantike ndaj caqeve ushtarake serbe, para 20 viteve, ishte dita e përcaktimit të fatit tonë. Kjo është ditë e reflektimit të vlerave demokratike e humanitare të shteteve të Perëndimit, të udhëhequra fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ndërhyrja e NATO-s, krahas rezistencës paqësore të ideuar dhe të drejtuar nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës heroike të UÇK-së, hapi horizontin e lirisë në Kosovë. Në vatrat e tyre të djegura e të shkatërruara u kthyen mbi një milion njerëz që ishin deportuar nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe.  NATO dhe vlerat perëndimore janë dhe mbeten besim dhe synim i yni i palëkundur. 

Gjithëherë do u jemi mirënjohës!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori