LAJMI I FUNDIT:

Mustafa, i gatshëm për dialog “pa ultimatume”

Mustafa, i gatshëm për dialog “pa ultimatume”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur përkushtimin dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Kosovës për dialog të pakushtëzuar dhe brenda institucioneve të Republikës së Kosovës me opozitën.

“Dialogu nënkupton bashkëbisedim, ta themi në gjuhën popullore. Jemi të gatshëm në çdo moment që të ulemi të bisedojmë, por të bisedojmë për problemet reale, për problemet të cilat na preokupojnë të gjithë neve, jo për tema dhe për ultimatume, sepse me ultimatume nuk mund të zgjidhen çështjet. Ne kemi thënë se nuk paragjykojmë që të ulemi e të diskutojmë”, tha kryeministri, sipas komunikatës së Kryeministrisë.


Ai po ashtu theksoi se pret që opozita do të kthehet në Kuvend.

“Presim që ajo do të pranojë kërkesën dhe ofertën për dialog dhe që përmes dialogut pastaj ne mund të zgjidhim shumë nga problemet. Kemi shumë probleme në Kosovë për të cilat kemi të gjithë interes të ulemi bashkë e të diskutojmë. Deputetët tanë i kanë marrë votat nga qytetarët e Republikës së Kosovës për të përfaqësuar interesat e tyre dhe për të zgjidhur këto interesa. Këto interesa në mënyrë institucionale zgjidhen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne nuk mohojmë të drejtën e njerëzve që të protestojnë, sepse çdo kush ka të drejtë ta bëjë atë, por, po ashtu, nuk pranojmë që protestat të jenë të dhunshme dhe që sjelljet të jenë të dhunshme në pikëpamje të realizimit të interesave politike, sepse interesat e tilla nuk kemi nevojë t’i realizojmë përmes metodave tjera, përpos metodave demokratike”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori