LAJMI I FUNDIT:

Mustafa fton bizneset zvicerane të investojnë në Kosovë

Mustafa fton bizneset zvicerane të investojnë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim Daniel Waffler, deputet në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës, i shoqëruar nga Karl Kupper, përfaqësues i Qendrës së Kompetencave për Arsim dhe Shërbime në Bujqësi e Industri në Zvicër.

Gjatë këtij takimi, ministri Mustafa, ka prezantuar para tyre mundësitë për investime në sektorin e bujqësisë, i cili njëkohësisht i ftoi investitorët zviceranë të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij, ky sektor vlerësohet të jetë ndër sektorët më me potencialë në vend.


“Me politikat tona qeveritare do të orientohemi në mbështetjen e faktorëve të prodhimit, në stimulimin e fermerëve dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve të reja, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar të produkteve bujqësore”, tha ministri Mustafa.

Nga ana tjetër,  deputeti në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës, Daniel Waffler dhe përfaqësuesi i Qendrës së Kompetencave për Arsim dhe Shërbime në Bujqësi dhe Industri, Karl Kupper, duke e uruar ministrin për detyrën e re, e njoftuan atë me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë në sektorin e bujqësisë, si dhe në rritjen e bashkëpunimit mes të dyja shteteve në aftësimin profesionalë të kuadrove në këtë sektor.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori