LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: FSK e gatshme për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur

Mustafa: FSK e gatshme për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Josip Buleviq.

Sipas njoftimit për medie, kryeministri Mustafa vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e sigurisë si dhe në fusha të tjera.


“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale me Kroacinë si shtet partner i rëndësishëm për Kosovën”, tha kryeministri Mustafa, gjatë takimit.

Ai, po ashtu, e njoftoi për avancimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila tashmë është plotësisht e gatshme për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Josip Buleviq, vlerësoi lart të arriturat në Kosovë, duke shprehur vullnetin e plotë të Qeverisë së Kroacisë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ofruar mbështetje për institucionet e sigurisë në Kosovë.